Loriana Kuka në çerekfinale të Mastersit të Doha-s NULL NULL 1 javë më parë 1 javë më parë Loriana Kuka ka kaluar në çerekfinale të Mastersit të Dohas, pasi e mposhti xhudisten nga Franca, Audrey Tcheumeo, të mërkurën në mëngjes. Kuka e fitoi me shumë mund luftën e rrethit të dytë në kategorinë deri në 78 kilogramë kundër xhudistes franceze. Pas një lufte pasive në kohën e rregullt nga të dy luftëtaret, 23-vjeçarja nga Peja fitoi me ippon në kohën shtesë (Golden Score). Në çerekfinale, xhudistja kosovare do të përballet me japonezen Shori Hamada.