Loriana Kuka humb medaljen e artë por do të luftojë për të bronztën NULL NULL 13.01.2021 11:40 13.01.2021 11:40 Loriana Kuka e ka humbur mundësinë për të luftuar për medalje të artë të Mastersit të Dohas, pasi është mposhtur nga xhudistja japoneze Shori Hamada të mërkurën, por ka mbetur në garë për medaljen e bronztë. Xhudistja kosovare vuajti shumë kundër ish-kampiones dhe nënkampiones së botës nga Japonia dhe u mund në kohën shtesë në luftën çerekfinale në kategorinë deri në 78 kilogramë. Pavarësisht një lufte të ashpër në kohën e rregullt, u desh koha shtesë (Golden Score) për ta përcaktuar fituesin, ku Hamada e hodhi kosovaren në dysheme dhe shënoi pikë IPPON. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.