9:05, 10 Mars 2019

Loriana Kuka do të jetë garuesja e vetme që do ta përfaqësojë Kosovën në Grand Prixin që po mbahet në Marok, në Marrakech.

Në turneun që mbahet sot, dhe fillon afërsisht pas dy orësh (11:00), xhudistja kosovare do të synojë të dalë fituese nga ky turne dhe të sigurojë medaljen e parë të artë në këtë vit kalendarik.

Kuka nuk do të ketë kundërshtare në raundin e parë, kurse në raundin e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Sarra Mzougui – Shkohista Anarova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë