Loriana Kuka, e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë NULL NULL 29.01.2023 18:44 29.01.2023 18:44 Xhudistja kosovare Loriana Kuka, e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë. Loriana për medaljen e bronztë triumfoi ndaj koreanes, Jeongyun Lee, në kategorinë deri në 78 kilogramë, njofton Klankosova.tv. Ajo e nisi shumë mirë garën këtë të diel, duke e mposhtur qiprioten Zanet Michaelidou, më pas Vanessa Chala, teksa ndaj Yelyzaveta Lytvynenko, në çerekfinale pësoi humbje. Në repesazh, Loriana së pari e mposhti sllovenen Patricija Brolih, teksa ndaj Lee arriti ta rrëmbejë medaljen.