Lorenzo qëndron në Yamaha NULL NULL 02/05/2015 02/05/2015 Jorge Lorenzo do ta vazhdojë të vozis një Yamaha, të paktën deri në fund të këtij sezoni. Kështu ka deklaruar drjetori i përgjithshëm i skudadres japoneze Lin Jarvis. Yamaha blindon Jorge Lorenzon deri në vitin 2016. Gjatë ditëve të shkuara qarkulluan zëra për një afrim të mundshëm të dy herë kampionit të botës me Ducatin, por drejtori i përgjithshëm i Yamahas, Lin Jarvis konfirmon se skuadra japoneze do ta mbajë spanjollin nga Mallorca deri në fund të sezonit të ardhshëm. Deklarata e menaxherit holandez mbyllin çdo dritare për një largim të mundshëm të Lorenzos në fund të këtij viti. Vetë piloti ka shprehur dëshirën për të mos ndryshuar skuadër, ndërsa kanë nisur bisedimet për të finalizuar kontratën e re dhe kjo e mbyll sërish dritaren pasi një transferim i mundshëm te Ducati mund të çelte zyrtarisht vallen e merkatos. Një lëvizje kjo që do ta ruajë të pandryshuar tablonë aktuale deri në fund të sezonit të artdhshëm.
Lajme Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim 5 minuta më parë
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 45 minuta më parë
Kosova 32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës 45 minuta më parë