20:15, 10 Maj 2019

Posa hyri në sallë Loredana Zefi tregoi që nuk erdhi në Kosovë, për të ikur nga autoritetet zvicerane.

Më pas, reperja me nënshtetësi helvetike e hoqi edhe një dilemë tjetër, për sa i takon akuzave se i mori qindra mijëra euro një çift zviceran, me shantazhe e kërcënime.

Mediet si zvicerane ashtu edhe kosovare, raportuan se rep-artistja kishte mashtruar Petrën e bashkëshortin Hansin, duke iu marrë 700 mijë euro, e vëllau i saj 200 mijë. Por avokati i saj Artan Sadikut, tha se shifra e përmendur në polici ishte 350 mijë franga, kur shpalosi arsyet se pse erdhi deri tek një situatë e tillë, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, avokati tjetër në këtë rast, Tomë Gashi, u përgjigj në atë që u raportua se edhe kolegu i tij Zviceran Valentin Ladnman, do të ngrisë padi ndaj Loredanes, për prezantim të rrejshëm si bija e tij.

Kronikë nga Halil Berisha.

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë