18:00, 22 Shtator 2019

Këngëtarja amerikane Jennifer Lopez ka ringjallur veshjen e saj ikonike Versace që çoi në shpikjen e Google Images.

Lopez, 50 vjeçare, fillimisht ishte parë me fustanin e gjelbër në Grammy Awards në shkurt 2000.

Ish-drejtori i Google Eric Schmidt më vonë zbuloi se kishte pasur aq shumë kërkime për foto të veshjes më pas, gjë që i frymëzoi ata të krijonin Google Images.

Pamjet e modelimit të Lopez me versionin modern të veshjes në shfaqjen Spring/Summer 2020 të Versace-s, janë shikuar më shumë se dy milionë herë në mediat sociale.

Shfaqja e së premtes, në Javën e Modës në Milano, iu dedikua veshjes origjinale dhe Lopez-it.

Vogue raporton se disa modele në sfilatë ishin shfaqur në hitin e Lopez në vitin 2001 “Love Don’t Cost a Thing”, përpara se imazhe të kërkimeve të Google Image për veshjen origjinale të Grammy, u shfaqën nëpër mure.

Jennifer Lopez in the original Versace dress at the Grammy Awards, February 2000

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë