12:03, 1 Prill 2020

Një djalë 13-vjeçar në Londër është bërë viktima më e re e koronavirusit në Britani. Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, vdiq në Spitalin ‘King’s College’. Sipas autoriteteve ai nuk kishte sëmundje të tjera të mbartura që mund të kenë ndikuar në humbjen e jetës së adoleshentit.

Familja e djalit, i cili gjithashtu kohët e fundit humbi babanë e tij nga kanceri, thanë se ata nuk do të lëshonin asnjë foto të Ismailit për shtypin. Familjarët e viktimës thanë se Ismail Mohamed Abdulwahab Kur “filloi të shfaqte simptoma si kollë dhe ethe dhe kishte vështirësi në frymëmarrje” u shtrua në Spitalin e Kings College. Ai u intubua menjëherë dhe më pas u fut në gjendje kome të induktuar, por fatkeqësisht vdiq sot në mëngjes.

/lapsi

Konkurs Pune

Lexo më shumë