Lokaj: Nuk do të bërtas deri sa të ketë autogol tjetër për Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lokaj: Nuk do të bërtas deri sa të ketë autogol tjetër për Kosovën

NULL NULL
26.03.2023 22:55

Kosova mbrëmë e nisi mbarë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian, ku barazoi me Izraelin, 1-1 në Tel Aviv.

Në këtë ndeshje u dallua komentatori i Artmotion, Andin Lokaj, i cili tha me shaka se nuk do të bërtet deri sa të ketë autogol tjetër për Kosovën.

“Nuk do të bërtas deri sa të ketë autogol tjetër për Kosovën”, ka thënë Lokaj në Sports Show në Klan Kosova.

Lokaj foli edhe për ndeshjen e mbrëmshme, në lidhje me se çka i pëlqeu në këtë përballje, mes tjerash, ai theksoi se nuk e priti Arbër Zenelin në formë.

“Ndryshimi i parë, Fazliji – Zhegrova, aty u stabilizua loja. Më pas më pëlqyen 10 minutat e fundit, qasja ishte offensive, patëm shumë raste. Zeneli në formë, nuk e prita ashtu. Jam i bindur që me Andorrën do të shënoj Zeneli”