20:03, 24 Maj 2019

Mesfushori i Senegalit Amadou Sagna, theu rekordin e vendosur nga një nigerian më parë, për më të shpejtin në historinë e Kampionatit Botëror të të Rinjve.

Sagna ka gdhendur emrin e tij në librat e historisë së FIFA-s me golin e tij në fitoren 3-0 të Senegalit kundër Tahitit.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Odiaka i Nigerisë, i cili gjeti rrjetën në vetëm 14 sekonda në vitin 1985. Por këtë herë, Sagna shënoi edhe më shpejtë.

Ai nuk u ndal me rekordin, por shënoi edhe dy herë të tjera në “Arena Lublin”, duke i dhënë Senegalit një nisje fantastike në turneun që po mbahet në Poloni.

Konkurs Pune

Lexo më shumë