Lojtarët të zhgënjyer nga shkarkimi i Ancelottit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lojtarët të zhgënjyer nga shkarkimi i Ancelottit

NULL NULL
26/05/2015
Lojtarët e Real Madridit nuk e kanë pritur mirë në aspektin emocional shkarkimin e trajnerit Carlo Ancelotti, madje ka pasur disa që kanë derdhur edhe lot.

Kështu ka thënë agjenti i trajnerit italian, Ernesto Bronzetti, gjatë një prononcimi për mediat italiane.

“CarloAncelloti dëshiron të pushojë për një vit. Ekipi u brengos pas lajmit dhe disa prej futbollistëve kanë qarë në momentin që u konfirmua largimi i tij”, ka thënë Bronzetti për Rai Sport.

Ai megjithatë nuk ka përmendur emrat e lojtarëve që kanë qarë.