Lojtarët shqiptarë rrahin gjyqtarin serb NULL NULL 3 years më parë 3 years më parë Futbollistë të klubit shqiptarë, të Klubit Futbollistik Isa Boletini Sindelfingen, që është pjesë e rangut të ulët të futbollit gjerman, kanë sulmuar gjyqtarin serb, Darko Milakovic. Ngjarja ndodhi në ndeshjen me FSV Deufringen, ku skuadra shqiptare humbi me rezultat 4 me 2. Rrahja ndodhi derisa rezultati ishte 3-2. Milakoviç nxiti frustrimin e futbollistëve pasi përjashtoi dy lojtarë të Isa Boletinit. Pas përfundimit të takimit, tre lojtarë raportohet se sulmuan serbin duke i shkaktuar lëndime në këmbë. Sipas mediave serbe, gjyqtarin pastaj e sulmuan edhe futbollistë të tjerë. Në mbrojtje të tij dolën futbollistët e klubit Deufrungenit, të cilët e mbajtën të sigurt derisa erdhi policia.
Kosova Vlerësimi i nxënësve në dy periudha shpresë për reformë më të thellë në arsim 03.07.2022 11: 13