Lojërat Olimpike 2024: Kombet nordike i bashkohen thirrjes për ndalimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë NULL NULL 07.02.2023 23:42 07.02.2023 23:42 Komitetet Olimpike të pesë kombeve nordike kanë mbështetur thirrjet që ndalimi i sportistëve rusë dhe bjellorusë të zbatohet për Lojërat e Parisit 2024, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Në një deklaratë të përbashkët, komitetet finlandeze, islandeze, norvegjeze, suedeze dhe daneze thanë: “Tani nuk është koha e duhur për të shqyrtuar kthimin e tyre”. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka thënë se rusët dhe bjellorusët mund të lejohen të konkurrojnë si neutralë. Ukraina ka kërcënuar se do t’i bojkotojë Lojërat Olimpike të Parisit, nëse ky plan shkon përpara. Javën e kaluar, Letonia, Lituania, Estonia dhe Polonia shprehën të gjitha kundërshtimet e tyre ndaj përfshirjes së atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia, të cilët u ndaluan pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Ministri i Jashtëm i Letonisë tha se do të ishte “e papranueshme” që atletët nga të dyja vendet të marrin pjesë në 2024, ndërsa ministri i sportit dhe turizmit i Polonisë beson se deri në 40 vende mund ta bojkotojnë Olimpiadën e ardhshme – duke e bërë kështu të gjithë ngjarjen “të pakuptimtë”. Komitetet olimpike dhe paraolimpike nordike dhe Konfederatat e Sporteve thanë të martën se ata donin të riafirmonin “mbështetjen e tyre të palëkundur me popullin ukrainas dhe kërkesën për paqe”. “Situata me luftën në Ukrainë nuk ka ndryshuar. Tani nuk është koha e duhur për të shqyrtuar kthimin e tyre; ky është qëndrimi ynë” shtuan ata. IOC u bëri thirrje federatave që të përjashtojnë atletët nga Rusia dhe Bjellorusia pas pushtimit të Ukrainës dhe i ndaloi kombet nga Lojërat Paralimpike Dimërore në mars 2022 – megjithëse atletët u lejuan të garonin nën një flamur neutral. Sanksione të mëtejshme u njoftuan në sporte të tjera, duke përfshirë futbollin, ragbi, Formula 1, çiklizmin dhe notin, ndërsa tenistët rusë dhe bjellorusë u ndaluan të luanin në Wimbledon. Sidoqoftë, IOC tha muajin e kaluar se do të “eksploronte një shteg” për atletët nga të dyja kombet për të konkurruar në Paris 2024. Kjo lëvizje është kritikuar në një deklaratë të përbashkët nga Atletët për Ukrainën dhe shoqata e atletëve Global Athlete, e cila tha se vendimi tregon se IOC “miraton luftën brutale të Rusisë dhe pushtimin e Ukrainës”. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e dënoi planin si një “botë larg realitetit të luftës”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se lejimi i Rusisë të konkurrojë në Paris do të ishte të tregonte se “terrori është disi i pranueshëm”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 10 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 20 minuta më parë