Loja zhvillohet në Mitrovicë, festa fillon në Pejë (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 03.05.2023 17:47 nga Endrit Zogaj 03.05.2023 17:47 Sonte fillon seria e finales për titullin kampion ndërmjet Trepçës dhe Pejës. Beteja e parë do të zhvillohet në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë nga ora 20:00. Interesimi për ta ndjekur këtë sfidë nga afër është shumë i madh nga qytetarët e Mitrovicës. Megjithatë, edhe tifozët pejanë kanë filluar festën në qytetin e tyre, më saktësisht rrugës që të shpien drejt palestrës “Karagaçi”.