Loja Itali – Shqipëri, tifozi që u fut në fushë është nga Kosova NULL NULL 16.06.2024 15:45 16.06.2024 15:45 Tifozi nga Kosova Sami Rexhepi futet në fushë gjatë lojës Itali - Shqipëri Bëri bujë me veprimin e tij. Pamjet u përhapen kudo në rrjet. Tifozi shqiptar, u fut në fushë gjatë ndeshjes me Italinë. Mediat në Shqipëri kanë publikuar detaje rreth tij. Raportohet se ai është me prejardhje nga Kosova. Sipas tyre, bëhet fjalë për Sami Rexhepin nga Skenderaj. Vet Rexhepi ka dhënë edhe arsyet e këtij veprimi. ”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, raportohet të ketë thënë Rexhepi. Ndryshe, mbrëmë në përkrahje të kombëtarës “Kuq e Zi”, në “Signal Iduna Park” ishin 50 mijë tifozë shqiptarë. Kombëtarja e nisi furishëm lojën duke realizuar pas vetëm 23 sekondash me Nedim Bajramin. Por, pavarësisht kësaj nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv pasi u mposht nga “Nerazzurët” me rezultat 2:1. Ndeshjen e radhës Shqipëria do ta ketë kundër Kroacisë, në kuadër të grupit B. Loja zhvillohet më 19 qershor me fillim nga ora 15:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.