Loja e futbollit me gravitet zero thyen rekordin botëror në 6 mijë metra lartësi NULL NULL 29.09.2022 14:06 29.09.2022 14:06 Legjenda portugeze e futbollit, Luis Figo, dhe një ekip lojtarësh ndërkombëtarë vënë në provë aftësitë e tyre në gravitetin zero për të thyer rekordin botëror Guinness për një lojë futbolli në lartësi të mëdha. Përpjekja për Rekordin Botëror Guinness, e organizuar nga Mastercard, tregoi Figon dhe një ekip lojtarësh nga e gjithë bota të hipën në një aeroplan të pajisur posaçërisht me një fushë futbolli në bord dhe fluturimi mori një rrugë parabolike për të simuluar gravitetin zero për lojën në mbi 6 mijë kilometra. Loja theu zyrtarisht Rekordin Botëror Guinness për lojën e futbollit në lartësinë më të madhe në një fluturim parabolik. “Futbolli i kapërcen kufijtë dhe i bashkon njerëzit në mbarë botën. Unë kam luajtur në stadiume ku atmosfera elektrike ndez emocione që prekin kulturat dhe kombësitë; kjo ishte e njëjta përvojë që pata duke luajtur këtë lojë të bukur në 6 mijë metra mbi tokë me një grup njerëzish, fanatikët e patrembur të futbollit që e çojnë pasionin e tyre për sportin në lartësi të paprecedentë”, tha Figo në njoftimin për shtyp. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.