Lodhje, dhimbje kyçesh, disa nga shenjat e mungesës së vitaminës C NULL NULL 22.02.2023 14:21 22.02.2023 14:21 Për shkak të një stili jetese jo të shëndetshëm dhe një diete të pamjaftueshme të larmishme, sot një numër në rritje i njerëzve kanë probleme me mungesën e disa vitaminave ose mineraleve. Vitamina C është një nga lëndët ushqyese thelbësore më të rëndësishme që duhet konsumuar rregullisht për të parandaluar mungesën e saj, e cila mund të çojë në probleme serioze shëndetësore. Sipas Healthline, gjersa mungesa është relativisht e rrallë në vendet e zhvilluara për shkak të disponueshmërisë së produkteve të freskëta dhe shtimit të vitaminës C në ushqime të caktuara, ajo ende prek rreth shtatë për qind të të rriturve në SHBA, transmeton Klankosova.tv. Dietologët theksojnë se faktorët më të zakonshëm të rrezikut për mungesën e vitaminës C tek njerëzit janë të ushqyerit e dobët, alkoolizmi, anoreksia, sëmundjet e rënda mendore, duhani dhe dializa. Ndërsa simptomave të mungesës së rëndë të vitaminës C mund t’i duhen muaj për t’u zhvilluar, ka shenja që duhet t’i kushtoni vëmendje, pasi ato mund të tregojnë mungesë të kësaj vitamine të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv. Gjeni simptomat si më poshtë: Lodhje Lëkurë e thatë Ndjeshmëri më e madhe ndaj sëmundjeve Thonj në forme luge me njolla apo vija te kuqe Mishrat e gjakosur Mavijosje Plagët me shërim të ngadalshëm Dhimbje e kyçeve ose gjurit Kockat e brishta Anemi Humor i keq ose ndryshime të shpeshta të humorit Shtim i pashpjegueshëm i peshës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.