Lodhja kronike - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lodhja kronike

NULL NULL
26/05/2015
Shprehitë tuaja të përditshme nuk kanë ndryshuar, por sërish ju ndiheni të lodhur. Zbuloni se cilat mund të jenë shkaqet.

Ndiheni të dobët, pa energji dhe gjallëri? Ndoshta shprehitë tuaja ditore nuk kanë ndryshuar, por sërish ju nuk arrini të kuptoni se cilat janë shkaqet e kësaj lodhjeje kronike. Zbulojini më poshtë.

Mosfjetja mjaftueshëm

Kjo gjë mund të ketë efekte negative mbi përqendrimin dhe punën. Një person i rritur duhet të flejë 7-8 orë çdo natë. Nuk ju zë gjumi? Përpiquni të bëni një jetë sa më të rregullt. Mos darkoni në orët e vona të darkës, mos mbani kompjuterë e celularë në krevat. Nëse problemi vazhdon, edhe pasi keni ndjekur këto rregulla, atëherë konsultohuni me një doktor: ka gjasa që të keni çrregullime me gjumin.

Gërhitja në gjumë

Ndoshta orët e gjumit janë të mjaftueshme, por gërhitja gjatë natës mund të ketë efekte negative. Bëhet fjalë për një shqetësim në frymëmarrje gjatë gjumit, e karakterizuar nga zhurma të padurueshme dhe mbytje. Detyroheni të zgjoheni herë pas here nga mungesa e ajrit. Fenomeni zgjat pak sekonda, por përsëritet shumë herë gjatë natës, duke shkaktuar stres të madh. Ç’duhet bërë? Në rast mbipeshe, duhet medoemos të dobësoheni, të mos pini duhan dhe të flini me një pajisje të veçantë.

Marrja e një sasie të vogël kalorish

Ashtu si ngrënia e paktë që nuk ju jep mjaftueshëm energji, edhe konsumimi i ushqimeve të gabuara mund të jetë një burim problemesh. Zgjidhja është të ndiqni një dietë të ekuilibruar, që ju ndihmon të mbani gjatë një dozë të caktuar sheqernash dhe të parashikojë humbjet. Është shumë e rëndësishme të hani mëngjesin. Përpiquni të përfshini proteina dhe karbohidrate në çdo vakt.

Anemia

Për femrat ky është një nga shkaqet kryesore të lodhjes. Humbja e gjakut gjatë ciklit menstrual mund të shkaktojë mungesë të hekurit. Rruazat e kuqe të gjakut janë shumë të rëndësishme, sepse çojnë oksigjenin në inde dhe organe. Nëse keni mungesë hekuri, atëherë ndiqni një dietë të pasur me mish pa dhjamë (shumë i ushqyeshëm është mishi i kalit), mëlçi, aragosta, fasulet.

Depresioni

Depresioni është çrregullim i humorit, por nuk ndikon vetëm në gjendjen shpirtërore: shqetësimi shfaqet edhe me simptoma fizike. Lodhje, dhembje koke, mungesë oreksi, çrregullim të gjumit, këto janë vetëm disa nga shenjat më të zakonshme. Nëse ndiheni të lodhur dhe poshtë me moralin prej disa javësh, duhet të konsultoheni me një doktor. Zgjidhja do të ishte psikoterapia, e shoqëruar me pirjen e disa ilaçeve qetësuese të dhëna nga një specialist i mirë.