20:41, 12 Korrik 2019

Dhurata Hoxha, si shefe e dikasterit të Integrimeve Europiane, ka angazhuar një kompani amerikane që të lobojë nëpër botë për shtetin më të ri në Europë.

Por, firma “Madison Global Strategies” në bazë të kontratës ka për obligim që t’i raportojë hiç më pak se kreut të Kuvendit, Kadri Veselit.

Për këtë nuk pranoi të flasë ky i fundit kur pas mbledhjes së kryesisë të premten pranoi t’i bëhet vetëm një pyetje.

Mirëpo, Dhurata Hoxha që është edhe pjesë e PDK-së, ka mohuar që me këtë ujdi kompania kontraktuese detyrohet që t’i raportojë shefit të saj partiak.

Kronikë e zgjeruar nga Arbëresha Shpati.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë