Llumnica: Nëse nuk plotësohen kërkesat, opsion kemi edhe reduktimin e energjisë (VIDEO) NULL NULL 18.03.2023 19:16 18.03.2023 19:16 Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë protestuar dy ditë më parë me kërkesën për rritje rroge. Nexhat Llumnica, kryetar i sindikatës së tyre, ka thënë nëse kjo kërkesë, bashkë me disa të tjera ai ajo për shujtën dhe pagesën e ndërrimit të natës, nuk plotësohen, atëherë veprimet e tyre sindikale do të shtrëngohen. Ai në emisionin Portofol në Klan Kosova FM ka thënë se edhe mund ta lënë prodhimin. “Ka forma të ndryshme të grevës, deri tek ndalja e prodhimit. Nuk duam ta përdorim ndaljen e energjisë duke e ditur se furnizimi bëhet nga ne. Por nëse qeveria nuk ndërmerr diçka, atëherë na duhet të veprojmë, derisa të realizohen kërkesat, që mund të jenë edhe te reduktimi i energjisë”, është shprehur Llumnica. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.