Lluka premton disa projekte në Skenderaj - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lluka premton disa projekte në Skenderaj

NULL NULL
15/08/2019

Ministri i zhvillimit ekonomik,Valdrin Lluka, ka vizituar sot kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Hamëz Jashari, me të cilin diskutuan për projektet që MZHE është duke realizuar dhe planifikon të realizojë në këtë komunë.

Lluka bëri të ditur se këtë vit ka alokuar rreth 300,000 euro për ndërtimin e objektit administrativ të ujësjellësit si dhe kompanisë për pastrimin e mMbeturinave të cilat do të vendosen në një tokë publike së bashku me zjarrfikësit e komunës.

Kreu i ministrisë gjithashtu theksoi se dy shkolla të kësaj komune do të bëhen së shpejti efiçiente në aspektin energjetik dhe po ashtu është shqyrtuar edhe mundësia për zhvillimin e burimeve ujore përmes digës dhe rezervuarit, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëri afatgjate për furnizim me ujë të pijes dhe ujitjes, thuhet në komunikatën drejtuar medieve.