Llepota – i dyshuari për plagosjen e katër personave në Prishtinë NULL NULL 09.11.2019 14:34 09.11.2019 14:34 Sot rreth orës 02:00 të mëngjesit pranë një klubi të natës në Prishtinë janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm e kanë përshkruar ngjarjen sikur një nga ato skenat e filmave aksion; ndërsa në mëngjes është konfirmuar nga autoritetet se katër persona kanë mbetur të plagosur nga ky rast. Klan Kosova përmes burimeve mëson se personi i dyshuar për këtë konflikt të armatosur është emër i njohur për Policinë. I dyshuar për plagosjen e katër rojeve të klubit të natës “Duplex” në Prishtinë, po del të jetë Astrit Mehmeti i njohur me nofkën “Llepota”. Policia ka bërë të ditur se ka arritur t’i identifikojë personat e përfshirë në këtë rast si dhe ka konfiskuar tre armë që dyshohet të jenë përdorur për shkaktimin e plagëve. Mirëpo deri më tani ende nuk është konfirmuar nëse është arrestuar ndonjëri prej të dyshuarve. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. Katër të plagosurit nga arma në Prishtinë – Policia jep detaje të reja klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë