Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Llapi nënshkruan me futbollistin e Skënderbeut U19

NULL NULL
20.06.2025 17:39

Klubi Futbollistik Llapi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me futbollistin Lirjon Latifin.

Latifi i bashkohet Llapit pas një sezoni të kaluar me ekipin U19 të Skënderbeut në Shqipëri, ku ka treguar paraqitje të mira.

“Latifi konsiderohet si një futbollist me potencial të madh dhe pritet që në të ardhmen e afërt të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Klankosova.tv.

Llapi më tej tha se vazhdon të sjell lojtarë të rinj për të ndërtuar një të ardhme konkurruese brenda klubit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.