Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Llapi mposht Ballkanin e Malisheva Prishtinën, Drita e fiton derbin lokal

NULL NULL
12.03.2023 15:12

Llapi ka mposhtur liderin e tabelës në Superligë, Ballkanin, me rezultat 3-2. Ndeshja ishte tejet interesante, ku pjesa e parë u krye 1-0 në favor të Llapit. Në të dytën, Ballkani shënoi dy gola, duke e përmbysur rezultatin në 2-1. Por, Llapi sërish nuk u dorëzua, duke i shënuar edhe dy gola tjerë dhe kështu duke e përmbysur rezultatin në 3-2.

Në ndeshjen Prishtina – Malisheva, vendasit e përfunduan pjesën e parë me disavantazh 1-0. Në pjesë të dytë, mysafirët sërish shënuan në minutën e 80të, për ta thelluar rezultatin në 2-0. Ndërkohë, katër minuta më vonë, Prishtina ngushtoi rezultatin në 2-1, por me kaq përfundoi ballafaqimi.

Derbi lokal, ai mes Dritës dhe Gjilanit, përfundoi në të mirë të Intelektualëve, me rezultat minimal 1-0, gol ky i shënuar në fund të pjesës së parë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.