Llapi i kthehet fitores, në Drenas barazon Nikli me Malishevën NULL NULL 16.03.2025 16:18 16.03.2025 16:18 Xhiroja e 25 e Superligës së Kosovës në futboll u mbyll sot me dy ndeshjet e zhvilluar. Feronikeli 74 i bëri konak Malishevës, kurse Llapi pati punë me Suharekën. Në “Rexhep Rexhepi” gjithçka përfundoi baras, pa gola. Mysafirët kishin mundësinë e shënimit të një goli, por Drilon Hazrollaj e humbi penalltinë. Në anën tjetër, Llapi arriti fitore të madhe ndaj Suharekës në Podujevë. Ishte Ardit Tahiri që ia dha epërsinë Llapit në minutën e 32-të. Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina, ishte për më shumë se një pjesë pa një lojtar, pasi Arbnor Ramadani u ndëshkua me të kuq. Në pjesën e dytë, llapjanët shënuan për 2:0 përsëri përmes Ardit Tahirit. Pas kësaj xhiroje, Drita mbetet në krye me 54 pikë, nëntë më shumë se Ballkani në vendin e dytë. Malisheva është e treta me 41 pikë, derisa vendi i katërt i përket Gjilanit me 35 pikë. E pesta është Prishtina me 32 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj në vendin e gjashtë. 32 i ka edhe Dukagjini në vendin e shtatë. Llapi është i teti me 29 pikë, sa ka edhe Suhareka. I fundit është Feronikeli ‘74.