Lajmet e fundit

Llapi dhe Gjilani përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës. Ndeshja nis nga ora 16:30.
Llapi kërkon reagim pas humbjes 5:3 ndaj Dritës në xhiron e parë, ndërsa Gjilani vjen pas fitores 3:1 ndaj Feronikelit ’74, transmeton Klanksova.tv.
Podujevasit synojnë pikët e para të sezonit, kurse “Skifterat” kërkojnë fitoren e dytë radhazi.
Kjo ndeshje do të transmetohet ekskluzivisht në Artmotion