Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Llapi apo Gjilani? Tri ndeshje fantastike nga BKT Superliga direkt në Artmotion

NULL NULL
28.11.2021 11:30

E diela do jetë e mbushur me futboll vendor dhe me duele interesante e shumë atraktive të cilat do të keni mundësi t’i ndiçni ekskluzivisht përmes kanaleve Art Sport.

Dy duelet, Feronikeli – Ballkani dhe Malisheva – Drenica do fillojnë nga ora 13:00 dhe do të transmetohen në Art Sport 2 dhe respektivisht Art Sport 3 teksa dueli kryesor i javës do të jetë ai mes Llapit dhe Gjilanit, i cili si i tillë nga ora 13:30 transmetohet edhe në Art Sport 1 edhe në Klan Kosova.

Gjilani aktualisht ndodhet në pozitën e parë tabelore me 28 pikë të grumbulluara teksa Llapi nga ana tjetër është aktualisht e pesta në renditje me 24 pikë të arkëtuara mirëpo mbanë epitetin si skuadra më në formë e vendit tonë. Duke marrë parasysh edhe faktin që këto dy skuadra nuk kanë barazuar asnjëher pa gola apo 0-0 mes tyre duhet thënë se pritet të jetë një duel i zjarrtë dhe shumë atraktiv e interesant.

Nga ana tjetër një barazim ose fitore eventuale të Llapit do të mundohet ta shfrytëzoj skuadra e Ballkanit, e cila me kombinim rezultatesh dhe fitore ndaj Feronikelit që ndodhet e fundit në tabelë ngjitet përsëri në krye të renditjes.

Dueli mes Malishevës dhe Drenicës është shumë i rëndësishëm për pjesën e ftohtë të renditjes tabelore dhe të dy skuadrat duan pikë për ta shpresuar mbijetesën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme