Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Llamkos barazon, Prishtina e Trepça ‘89 fitojnë

NULL NULL
03.05.2015 16:55
Raiffeisen Superliga e Kosovës ka prodhuar spektakël në xhiron e saj të 26. Llamkos Kosova ka barazuar në ndeshjen me Hajvalinë, kurse Prishtina, Trepça e Istogu nxorën pikë të plota.

Ndeshja derbi e kësaj xhiro në Raiffeisen Superligën e Kosovës, në mes të Llamkos Kosovës dhe Hajvalisë, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1. Vendasit fillimisht ishin në epërsi me golin e Milot Rashitaj në minutën e 15, por gjithçka u rikthye në terme të barabarta për Hajvalin, kur Azem Ahmeti barazoi shifrat në minutën e 55-të, njofton gazetari i KlanKosovës nga atje, Naim Selmani.

Ndërsa Prishtina ka arkëtuar tri pikë të mëdha në udhëtim tek Ferizaj. Kryeqytetasit të vetëdijshëm se vetëm me fitore mund të mbesin në garë për kreun e tabelës, fuqishëm e nisen duelin me Ferizajn, dhe vetëm pas katër minutave shënuan dy herë përmes Ylber Ramadandit dhe Labinot Osmanit.

Megjithatë, Ferizaj nuk u dorëzua dhe në minutën e 34-të me golin e Dardan Bytyçit ngushtuan rezultatin në 1-2, por kjo ishte krejt çfarë bën nikoqirët, sepse në minutën e 71-të për Prishtinën realizoi Mentor Zhdrella.

Fitore të rëndësishme në këtë javë ka shënuar edhe Trepça ’89, duke mundur Drenicën, me rezultat 3-1.

Kreshnik Lushtaku më hat-trickun e tij, në minutën e 57-të, 63-të dhe 73-të, vendosi gjithçka, kurse për drenicasit shënoi Qëndrim Sejdiu në minutën e 91-të.

 

Rezultatet e Raiffeisen Superligës / Java e 26-të

Kosova (V) – Hajvalia 1-1

Trepça ’89 – Drenica 3-1

Ferizaj – Prishtina 1-3

Istogu – Vellaznimi 1-0

Dje

Drita-Ferronikeli 1-0

Nesër takohen:

Trepça – Besa

Tabela:

1.Ferronikeli 51

2.Prishtina 48

3.Besa 47

4.Hajvalia 43

5.Kosova (V) 43

6.Trepça ’89 43

7.Drenica 32

8.Vëllaznimi 28

9.Istogu 27

10.Drita 25

11.Ferizaj 18

12.Trepça 15

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.