Lladrovci i tha “mulla rrenci”, Musliu: I qofsh falë që je vëlla i kujt je se kishe mbetur arave duke luajtur 'pitpitak'

Lladrovci i tha “mulla rrenci”, Musliu: I qofsh falë që je vëlla i kujt je se kishe mbetur arave duke luajtur ‘pitpitak’

NULL NULL
1 week më parë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe hoxha nga kjo qytezë, Osman Musliu janë përplasur verbalisht në rrjete sociale.

Lladrovci e ka quajtur Osmanin “mulla rrenci” lidhur me një deklaratë të bërë nga ai për zgjedhjet lokale.

Ndërkaq ka qenë Osmani që është kundërpërgjigjur, duke thënë se Ramiz Lladrovci nuk do të mund të bëhej as kryetar komune nëse nuk do të ishte vëlla i heroit Fehmi Lladrovci.

“Ani me babën hoxhë ani, mirë e ki ti! I kofsh falë që je vëlla i kujt je, se sa për aftësitë dhe doktoraturat tua nuk t’kish ra me dal fort në sheher nga arat e fushat e Gllanasellës duke luajtur ‘pitpitak; e sa për kryetar e votë të qytetarëve ti duhet tua puthësh kambët disave në krah të të cilëve je aty e të cilët fatkeqësisht janë në burg”, ka shkruar Musliu.

“…frikësohem se ndaj tyre do këndosh si bilbil, se në komunë veç me nxjerr naj dokument kishe shku najherë”.