Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lladrovci: Fitoren e PDK-së në Drenas ua dedikoj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit (VIDEO)

NULL NULL
10.02.2025 23:26
Ramiz Lladrovci
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në “Edicionin Special” në Klan Kosova.

Partia Demokratike e Kosovës doli me 74 për qind ose 19 mijë vota në Drenas.

Lidhur me këtë rezultat, ka folur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Për emisionin “Edicioni Special”, Lladrovci tha se kjo fitore e PDK-së në Drenas është për shkak të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, transmeton Klankosova.tv.

“19 mijë qytetarë votuan dje për Partinë Demokratike të Kosovës. Ky votim ka shkuar si rezultat i unifikimit të të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit, por si rezultat edhe i asaj që votuan për liderët tanë të luftës dhe paqes, për heronjtë tanë, për Hashimin, Kadriun, Jakupin dhe Rexhepin”, tha ai.

Lladrovci shton se këtë fitore ua dedikon pikërisht atyre.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.