Lladrovci betohet si kryetar i Drenasit edhe për një mandat

Lladrovci betohet si kryetar i Drenasit edhe për një mandat

NULL NULL
2 months më parë

Ramiz Lladrovci është betuar si kryetar i Komunës së Drenasit sot në asamblenë komunale të këtij qyteti.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky betim për të paraqet detyrim edhe obligim ligjor e moral, që së bashku me qytetarët, të bëjnë më të mirën e mundshme për qytetarët e Komunës së Drenasit.

“Sot, fillon një kapitull i ri, për mua dhe për juve, sepse shumica nga ju jeni për herë të parë në asamblenë komunale, prandaj, nga ky moment, ua ofroj bashkëpunimin e plotë, të gjithëve pa dallim, pozitë e opozitë, pa dallim partie apo grupi kuvendor”.

“Ju uroj të gjithëve sukses e punë të mbarë në përmbushjen e pritshmërisë së qytetarëve tanë. Dua t’ju njoftoj se puna jonë në asamblenë e kaluar ka qenë shembullore në nivel vendi, sepse vërtet jemi përpjekur dhe kemi punuar së bashku për interesin qytetar pa dallim se për kë kanë votuar apo çfarë bindjesh politike kanë pasur. Në veçanti dua ta theksoj bashkëpunimin në asamble, gjatë kohës së pandemisë,” ka thënë Lladrovci, transmeton Klankosova.tv.