Lladrovci bën marrëveshje me GIZ-in gjerman për Planin Zhvillimor Komunal NULL NULL 12.07.2018 16:46 12.07.2018 16:46 Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci të enjten ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me GIZ-in gjerman për bashkëfinancimin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Drenasit. Fillimisht, ai ka prezantuar punët dhe projektet që do të kryhen gjatë mandatit të tij për të mirën e qytetarëve dhe ka kërkuar që gjatë hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale, prona që është në komasacion të trajtohet sipas ligjeve aktuale që janë në fuqi. Përfaqësuesi i GIZ-it, Shkelqim Daci ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe Komunën e Drenasit për bashkëpunimin e treguar dhe ka shtuar se realizimi i këtij projekti ka një rendësi shumë të madhe për zhvillimin ekonomik të Drenasit. Ne këtë takim janë prezantuar edhe ekipa që do të punoj në fazat e realizimit të PZHK-së. Komuna e Drenasit ditë me parë ka përfunduar takimet e para me qytetar në 10 zona të bashkësive lokale për të prezantuar dhe diskutuar Planin Zhvillimor Komunal si dhe Hartat Zonale Komunale, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024