Liverpooli mund Lutonin, shkëputet me katër pikë si lider NULL NULL 21.02.2024 22:29 21.02.2024 22:29 Liverpooli e ka mundur Lutonin me rezultat 3:1 në xhiron e 26-të të Premier Ligës. Chiedozie Ogbeneja befasoi vendësit kur kaloi Lutonin në avantazh në minutën e 12-të. Mirëpo në pjesën e dytë të Kuqtë e dëshmuan që jo kot janë në vendin e parë në Premier Ligë. Së pari barazoi Virgil Van Dijku në minutën e 56-të, ndërkaq Cody Gakpoja e shënoi golin e avantazhit në minutën e 60-të. Edhe dy gola të tjerë pasuan për klubin nga Merseyside, Luis Diaz në të 71-tën dhe Harvey Elliott në të 90-tën. Me këto tri pikë, Liverpooli numëron 60 pikë në vendin e parë, katër më shumë se Manchester City që zë vendin e dytë por me një ndeshje më pak të zhvilluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Barcelona sytë kah Samuja, e mendon opsion afatgjatë pas ikjes së Lewandowskit 21 orë më parë