Lajmet e fundit

Liverpooli e ka mundur Lutonin me rezultat 3:1 në xhiron e 26-të të Premier Ligës.
Chiedozie Ogbeneja befasoi vendësit kur kaloi Lutonin në avantazh në minutën e 12-të.
Mirëpo në pjesën e dytë të Kuqtë e dëshmuan që jo kot janë në vendin e parë në Premier Ligë.
Së pari barazoi Virgil Van Dijku në minutën e 56-të, ndërkaq Cody Gakpoja e shënoi golin e avantazhit në minutën e 60-të.
Edhe dy gola të tjerë pasuan për klubin nga Merseyside, Luis Diaz në të 71-tën dhe Harvey Elliott në të 90-tën.
Me këto tri pikë, Liverpooli numëron 60 pikë në vendin e parë, katër më shumë se Manchester City që zë vendin e dytë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.