Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Southamptonit NULL NULL 2 months më parë 2 months më parë Liverpooli ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Southamptonit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 37 në Premier League. Të parët në epërsi kaluan vendasit me Nathan Redmond, në minutën e 13, derisa Liverpooli arriti ta barazojë rezultatin me Takumi Minaminon, në minutën e 27. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Liverpooli kaloi për herë të parë në epërsi me Joel Matip, i cili njëherazi ishte edhe goli i fitores. Reds, pas kësaj fitoreje, mbeten në vendin e dytë me 89 pikë, pas 37 ndeshjeve, me Man Cityn që gjenden në pozitën e parë, me një pikë më shumë. /Klankosova.tv/
Kosova Osmani: Themelet e shtetit janë të ngritura mbi vendimet e delegatëve të 2 korrikut 02.07.2022 11: 23
Shëndet Mamia Teuta Reçica flet për programin për kujdesin ndaj gruas dhe fëmijës në shtatzëni (VIDEO) 02.07.2022 11: 09