Liverpooli ende gjallë për top katërshe NULL NULL 06.05.2023 20:57 06.05.2023 20:57 Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Brentfordit, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 35-të në Premier League. Golin e vetëm dhe të fitores për Liverpoolin e realizoi Mohamed Salah, në minutën e 13’. Salah njëherit u bë lojtari i parë në histori të Liverpoolit që shënon në nëntë ndeshje radhazi në “Anfield”, duke përfshirë të gjitha kompeticionet. Liverpooli pas kësaj fitore mban akoma gjallë shpresat për top katërshe, duke u renditur në vendin e pestë me 62 pikë, pas 35 ndeshjeve, me një pikë larg Manchester Unitedit, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS