23:08, 23 Janar 2020

Skuadra Liverpool e ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Wolves.

Klubi i trajnerit gjerman Jurgen Klopp arriti ta përfundoj ndeshjen me rezultat 2:1, transmeton Klan Kosova.

Ishte kapiteni Jordan Henderson ai që i dha epërsinë Liverpoolit duke shënuar me kokë në minutën e tetë.

Ndërsa në pjesën e dytë të takimit, Wolves arritën të barazojnë shifrat përmes Jimenezit në minutën e 51-të.

Pastaj golin e fitores arriti ta shënoj braziliani Roberto Firmino, gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt

Me këtë fitore Liverpool marshon drejt titullit me 67 pikë, 22 fitore nga 23 të mundshme. Derisa Wolvesi në vendin e shtatë ka 34 pikë.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë