Liverpool të vendosur për Milner NULL NULL 05/05/2015 05/05/2015 Liverpooli dëshiron të përforcohet këtë verë me James Milner, ekipi nga Anfield është shumë afër transferimit të mesfushorit anglez, në tentim për ta mbuluar boshllëkun e lënë nga ikona e klubit Steven Gerrard. Raportohet se Liverpooli është afër transferimit të yllit të Machester City James Milner. Reprezentuesi i kombëtares angleze do të jetë transferi i lirë gjatë kësaj vere pasi kontrata me Cityn përfundon , dhe bisedimet për një rinovim me Citizens kanë stagnuar. Arsenali dhe Liverpooli kanë qenë të lidhur me një transferim të 29-vjeçarit dhe raportohet se të ‘’Kuqtë’’ janë të vendosur për të nënshkruar me të. Pohohet se Milner është i destinuar për të arritur në Anfield edhe pse ka të ngjarë që City ta bëjë një ofertë në minutën e fundit duke i ofruar një kontratë dhe të tentoj ta mbajë në ekip. Milner po shihet si zëvendësim i Steven Gerrard në mesin e fushës.
Kosova Kelmendi: S’po shohim dialog të mirëfilltë, Beogradit t’i bëhet më shumë presion (VIDEO) 36 minuta më parë