22:57, 1 Qershor 2019

Skuadra Liverpool e ka siguruar trofeun e garës më të madhe evropiane për klube, atë të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Tottenham-in me rezultat 2:0.

Ishte ylli egjiptian, Mohamed Salah, ai i cili e realizoi golin e parë në minutën e dytë të kësaj ndeshje, transmeton Klan Kosova.

Pastaj sulmuesi belg, Divock Origi, e tundi sërish rrjetën e portierit të Spurs-ave, në minutën e 86-të.

The Reds arritën ta fitojnë për të gjashtën herë këtë garë prestigjioze. Ndërsa për londinezët kjo ishte finalja e parë në historinë e klubit, transmeton Klan Kosova.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano” i cili ndodhet në Real Madrid të Spanjës, duke filluar nga ora 20:45.

Kjo përballje angleze fillojë me një minutë heshtje për ta nderuar ish-futbollistin e njohur, Jose Antonio Reyes, i cili humbi jetën në një aksident trafiku.

Kujtojmë se në këtë garë, vendin e parë e mbanë skuadra Real Madrid e cila ka siguruar 13 trofe dhe vendin e dytë e mbanë AC Milan me shtatë trofe të siguruara.

Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e dy skuadrave që u ndeshën sonte në kryeqytetin e Spanjës.

Tottenham Hotspur: Lloris, Trippier, Alderëeireld, Vertonghen, Rose, Sissoko, Wanyama, Alli, Eriksen, Son, Moura.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Wijnaldum, Mane, Salah, Firmino.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë