Liverpool – Real Madrid, derbi i mbrëmjes në Champions League NULL NULL 27.11.2024 08:46 27.11.2024 08:46 Liverpool - Real Madrid, derbi i mbrëmjes në Champions League “Anfield Road” do të jenë ‘arena’ e ballafaqimit të dy gjigantëve evropianë të futbollit. Liverpool dhe Real Madrid, do të jenë përballë njëri-tjetrit. Ndeshja pritet të nis nga ora 21:00, njofton Klankosova.tv “The Reds” dhe “Los Blancos”, do të synojnë fitoren në Champions League në kuadër të xhiros së pestë. Aktualisht skuadra e trajnerit Arne Slot, nuk di për humbje në këtë garë dhe nga katër ndeshjet i ka të gjitha fitore. Liverpool renditet i treti pas Interit dhe Barcelonës. Ndërkaq, madrilenët janë në vendin e 21-të, me dy fitore dhe dy humbje. Deri më tani, Liverpooli dhe Real Madridi, janë ballafaquar 11 herë në Champions. Sipas statistikave, më shumë fitore kanë anglezët gjithsejt 7, derisa “mbretërit” nga Spanja i kanë 3 fitore, kurse një ndeshje ka përfunduar me barazim. Skuadra nga Liverpooli i ka shënuar 17 gola derisa Reali nga Madridi 10 gola. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.