Liverpool mposht Manchester Unitedin, mban gjallë shpresat për Champions (VIDEO) NULL NULL 13.05.2021 23:20 13.05.2021 23:20 Liverpool akoma ka shpresa për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Kjo falë fitores shumë të rëndësishme në Old Trafford. “The Reds” morën pikët e plota pasi e mposhtën 4:2 Manchester Unitedin. Vendasit e nisën më mirën ndeshjen Bruno Fernandes detyroi Philipsin të shënojë autogol, në minutën e 10-të. Mysafirët reaguan menjëherë në pjesën e parë, me dy gola të shpejtë. Diogo Jota arriti të shënojë për Liverpoolin në minutën e 34-të për 1:1, derisa për 1:2 realizoi Roberto Firmino në fund të pjesës së parë. Me të filluar pjesa e dytë, Firmino shënoi edhe njëherë. Ai realizoi për 3:1. Ekipi i Solskjaer reagoi dhe me golin e Marcus Rashford në minutën e 68-të, ngushtoi rezultatin në 2:3, por derisa po sulmonin deri në fund, pranuan edhe golin e katërt, shënoi Mo Salah për 2:4. Unitedi matematikisht tashmë e ka siguruar Championsin, derisa Liverpooli me këtë fitore të madhe shpreson shumë deri në fund. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.