Liverpool – Milan, Inter – Real Madrid dhe gjashtë ndeshje të tjera nga Champions League ekskluzivisht në Artmotion

Liverpool – Milan, Inter – Real Madrid dhe gjashtë ndeshje të tjera nga Champions League ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 1 month më parë

Dita e mërkurë do të jetë më shumë se sa fantastike në platformën Artmotion dhe do të dëshmoj njëkohësisht se pse kjo kompani është numër një në vendin tonë.

Plotë 8 duele nga UEFA Champions League do të pushtojnë ekranet tuaja, dy nga të cilat nisin në ora 18:45 teksa gjashtë të tjera nga ora 21:00. Padyshim që e gjithë vëmendja është tek duelet Liverpool – Milan dhe Inter – Real Madrid teksa nuk mbetet aspak mbrapa edhe ballafaqimi mes Manchester City dhe Leipzig.

Me fillim nga ora 18:45 në Art Sport 1 vjen ndeshja mes Besiktas dhe Dortmund e cila komentohet nga Valon Krasniqi dhe njëkohësisht Sheriff Tiraspol – Shakhtar Donetsk do jetë në Art Sport 2 nën komentimin e Andi Shabanit.

Këto duele do jenë vetëm një “paragjellë” për atë që na pret në mbrëmje kur skuadrat më të mira evropiane të futbollit dalin në skenë dhe zbresin në ekranet tuaja përmes Artmotion.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen nga ora 21:00 dhe janë si në vijim:

Liverpool – AC Milan, transmetohet në Art Sport 1 dhe Klan Kosovan nën komentimin e Arlind Sadikut.

Inter – Real Madrid, transmetohet në Art Sport 2 ndërsa komentator i sfidës është Lirim Peci.

Club Brugge – PSG, transmetohet në Art Sport 3 nën komentimin e Naim Selmanit.

Atletico Madrid – Porto, transmetohet në Art Sport 4 me në komentim Emanuell Sylën.

Manchester City – RB Leipzig, transmetohet direkt në Art Sport 5 ndërsa komentator është Arbon Flugaj.

Sporting CP – Ajax, transmetohet në Art Sport 6 nën komentimin e Avni Tifekut.