0:15, 15 Gusht 2019

Pas Champions League Liverpool do të rendit edhe një trofe në vitrinën e vet.

Kësaj radhe i erdhi rendi Supërkupës së Evropës.

Të kuqtë fituan ndaj rivalit tjetër anglez Chelsea.

Por, për fitore u dashtë hiç më pak se ekzekutimi i penalltive, të cilën më të mirë për një goditje u treguan ekipi i Jurgen Klopp.

7 me 6 ishte rezultati i penalltive.

Ndërkaq koha e rregullt përfundoi 1 me 1.

Poashtu edhe vazhdimet dhanë nga një gol për secilën ekip.

E nisi Giroud për Chelsea-n.

Barazoi Mane dhe i njejti e dergoi Liverpoolin në epërsi pas vazhdimeve.

Por drejtimin penalltive ia dha Jorginho, që shënoi nga njejta pozitë.

Kjo ishte finalja e tretë angleze në garat evropiane.

Në Champions ishte finalja Liverpool-Tottenham, kurse në Europa League Chelsea-Arsenal.

E sot u ndeshën fituesit e këtyre dy garave.

Mane barazon ndaj Chelsea (VIDEO)

Superkupa e Evropës: Sërish shënon Mane (VIDEO)

Dramë në Vodafone Park: Edhe Chelsea i shënon Liverpoolit në minutat shtesë (VIDEO)

Konkurs Pune

Lexo më shumë