Liverpool fiton kundër Atletico Madridit (VIDEO)

Liverpool fiton kundër Atletico Madridit (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Liverpool e ka mposhtur me rezultat 3-2 Atletico Madridin, në kuadër të raundit të tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Mohmaed Salah në minutën e tetë, teksa në minutën e 13-të, Naby Keita e ka dyfishuar epërsinë për Liverpoolin, por Atletico Madridi e barazon rezultatin me dy golat e Antoine Griezman, golin e parë francezi e shënoi në minutën e 20-të, teksa 14 minuta më vonë e shënoi golin e dytë, me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë kishte shumë raste, por u shënua vetëm një gol, në minutën e 52-të është ndëshkuar me të kuq Antoine Griezman, teksa golin e fitores për Liverpoolin e shënoi Salah në minutën e 78-të.

Liverpool pas kësaj fitore mbetet në pozitën e parë me nëntë pikë, teksa Atletico Madridi me katër pikë në vendin e dytë. /Klankosova.tv/.