Liverpool e 'shkatërron' Watfordin (VIDEO)

Liverpool e ‘shkatërron’ Watfordin (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Liverpool e ka mposhtur  Watfordin me rezultat 5-0, në kuadër të xhirosë së tetë në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Sadio Mane për Liverpoolin në minutën e nëntë, teksa e ka dyfishuar në minutën e 37-të, Roberto Firmino pas një asistimi nga James Milner, me këtë epërsi të Liverpolit përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Liverpooli shënoi edhe tre gola të tjerë, Firmino në minutën e 52-të e shënoi golin e dytë dhe të tretin për Liverpoolin, ndërsa Mohamed Salah me një super driblim brenda e zonës e shënoi golin e katërt, teksa golin e fundit në ndeshje e shënoi Firmino, i cili edhe kompletoi hat-trickun.

Liverpool pas kësaj fitore kalon në pozitën e parë me 18 pikë, pas tetë ndeshjeve, teksa Watford mbetet në vendin e 15-të me shtatë pikë. /Klankosova.tv/.