Liverpool e nis me dëmtime sezonin e ri, lëndohet portieri Alisson NULL NULL 13.08.2019 08:40 13.08.2019 08:40 Alisson Becker, portiere i Liverpool do të mungojë për disa javë – pas një dëmtimi që pësoi në këmbën e majtë. Ai u dëmtua në minutën e 39 ku më pas u zëvendësua nga Andy Lonergan. Trajneri Jurgen Klopp është shprehur i shqetësuar për lëndimin e 26 vjeçarit. “Nuk është aspak mirë. Është një dëmtim në pulp e cila do të lë Alisson-in jashtë fushës për pak. Nuk dua të bëj parashikime se kur do kthehet ai, por është e sigurt që do të jetë jashtë për pak. Le të shohim”, tha Klopp, transmeton Klan Kosova. “Mund të jetë jashtë për 6 javë por me qenë se Alisson nuk ka pasur shumë dëmtime në karrierën e tij besoj se do të kthehet më shpejt”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.