Liverpool – Arsenal, derbi i xhiros në Premierligë zhvillohet sot në “Anfield” NULL NULL 28.09.2020 10:40 28.09.2020 10:40 Premierliga e Anglisë në futboll do të vazhdojë sot me dy sfidat e fundit të xhiros së tretë. Derbi i ditës dhe i kësaj xhiroje do të zhvillohet në ”Anfield”, me fillim nga ora 21:00, aty ku Liverpool e pret Arsenalin, njofton Klan Kosova. Dy skuadrat vijnë pas fitoreve në xhirot e mëparshme, ndërsa synojnë të mbesin ne hap me dy skuadrat e kreut, Leicester dhe Everton. Liverpool në këtë sfidë do të hyjë me mungesat e futbollistëve si Henderson, Matip, Chamberlain dhe Milner, që janë të lënduar. Kurse edhe Arsenal do t’i ketë mungesat e tyre pasi këtë sfidë e humbasin shtatë lojtarë të tyre, përfshirë edhe shqiptarin, Shkodran Mustafi. Sfida tjetër e ditës është edhe ajo në mes të Fulhamit dhe Aston Villas, takim ky që fillon nga ora 18:45. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 11 orë më parë