Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVEl Një ëndërr e realizuar në BBVK – Linda bëhet nuse e Big D (VIDEO)

NULL NULL
22.12.2023 21:06

01:43 – Shqipja: I kërkoj falje familjes dhe publikut, me Edonën nuk merrem më (VIDEO)

Gjatë javës Edona dhe Shqipja e patën një përplasje të ashpër me njëra-tjetrën.

Në një video material është përmbledhur i gjithë zhvillimi që u shfaq në ‘Prime’-n e kësaj të premte.

Dyshja, kanë përdorur sjellje dhe gjuhë të pahijshme karshi njëra-tjetrës, për çka u kritikuan masivisht nga nikoqirja e programit, Jonida Vokshi. Në një moment situata eskaloi deri në atë pikë, sa Edona ia hedh në fytyrë ujin Shqipes.

E pas fjalëve të Jonidës, Shqipa kërkoi falje për veprimet që i kishte bërë.

“Unë kam menduar dhe kam reflektuar me veten, i kërkoj falje familjes time dhe të gjithë publikut për veprimet  që i kam bërë”.

“Si me Ganiun më që nuk do të merrem, ashtu edhe me Edonën”, ka thënë Shqipja./Klankosova.tv


01:41 – Jonida kritikon banorët mbi sjelljet e pahijshme: Dukeni tmerr nga jashtë, na vjen turp për ju (VIDEO)

Përgjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagoniste kryesore, Edonën dhe Shqipen – dyshja pranuan kritika të ashpra nga Jonida Vokshi.

Vokshi ka theksuar dënimet që kanë marrë banorët e tjerë përgjatë këtij edicioni si shkas i këtyre veprimeve.

“Ka pasur përjashtim, ka pasur nominim, Besi ka lënë shtëpinë. Ka pasur dënime nga më të ndryshmet, se dimë dot se çfarë të bëjmë me ju. Kjo situatë është shumë kritike. Ne që iu shohim nga jashtë, na vjen turp për ju. Dukeni tmerr nga jashtë”, ka thënë Jonida pos tjerash.


01:36 – Momenti i përplasjes së Edonës me Shqipen, i’a hedh ujin në fytyrë (VIDEO)

Përgjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material me protagoniste kryesore, Edonën dhe Shqipen.

Dyshja, kanë përdorur sjellje dhe gjuhë të pahijshme karshi njëra-tjetrës, për çka u kritikuan masivisht nga nikoqirja e programit, Jonida Vokshi.

Në një moment situata eskaloi deri në atë pikë, sa Edona ia hedh në fytyrë ujin Shqipes.

Kuptoni më tepër detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


01:33 – Anita – Azemit: Lufto më shumë për femrat (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, i ka thënë Azemit se arsyeja e humbjes së interesit të tij për lojë në shtëpinë më të madh në vend ishte Alba, pasi ai ka shprehur pëlqim ndaj saj.

“Ti ke treguar një djalë shembullor, çdo nanë do të kishte dashtë të të kishte dhëndër, dhe çdo nënën do të kishte dashtë të të kishte djalë”.

“Unë mendoj se ti e humbe interesin ndaj lojës për shkak se të demoralizoi Alba, nëse e kërkojmë fajtorin te humbja jote e interesit në lojë, thjesht është Alba”.

“Por në jetën reale jashtë asaj shtëpie, lufto më shumë për femrat”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv


01:28 – Azemi: Nga fillimi kam thënë nuk dua të luaj, unë thjesht jam ky që jam (VIDEO)

Azemi pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2 ka folur për lojën e tij brenda aty.

Ai ka thënë se ka dashtë të dalë vetja para publikut shqiptarë.

“Unë nuk kam ndryshuar vetëm e kam shijuar një kohë më të gjatë brenda”.

“Nga fillimi kam thënë nuk dua të luaj, unë thjesht jam ky që jam. Unë kam hyrë me një qëllim për të treguar se edhe ne të diasporës jemi njëjtë me të gjithë nuk kemi diferencë”, ka thënë Azemi./Klankosova.tv


01:22 – Komentet e opinonistëve për largimin e Azemit, ja çka e ka penalizuar (VIDEO)

Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë thënë mendimet e tyre pas largimit të Azemit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.

Anita Haradinaj ka thënë se Azemi nuk e shfrytëzoi si duhet mundësinë e dytë që pati të rikthimit me biletën kthyese që i qëlloi kur doli si i eliminuar javë më parë.

“Më vjen keq për Azemin, ai e pati një mundësi për t’u rikthyer në shtëpi, nuk u rikthye me dinamika dhe furishëm ashtu si duhej, nuk e shfrytëzoi mundësinë e vet. Nuk e di pse nuk e gjeti kurajon që të vazhdonte lojën me një dinamikë tjetër, shpejt u tërhoq, këto ditë vetëm i numëronte kur do të dalë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, Bledi Mane theksoi se për të qenë një banor i fortë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova nuk do të thotë se duhet të jesh vetëm i mirë.

“Azemi la përshtypjen e një djali të qytetëruar, me edukatë dhe nuk bëhej pjesë e debateve të tepëruara në atë shtëpi. Por kjo nuk mjafton për të qenë një banor i fortë. Shtëpia është bërë shumë agresive dhe ne e shikojmë nga java në javë, koha po ngushtohet, banorët duan patjetër të jenë finalist”, ka thënë Mane./Klankosova.tv


01:20 – Momentet më të mira të Azemit përgjatë qëndrimit në BBVK (VIDEO)

Publiku ka vendosur që banori i cili duhet të eliminohej sonte nga Big Brother VIP Kosova të jetë Azemi, duke ndërprerë kështu menjëherë garën për çmimin e madh.

E pas daljes së tij nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, në spektaklin ‘Prime’ u transmetua një video material, ku janë përmbledhur momentet më të mira të Azemit përgjatë aventurës në BBVK.

Por, se cilat ishin ato? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


01:05 – Ganiu e akuzon Bucin, thotë se “e ka kërcënuar me kodin e mafias” (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Kosova, Ganiu e ka akuzuar Bucin se e ka kërcënuar në mënyrë indirekte.

“Më ka kërcënuar me kode të mafias siciliane, Buci jeton në filma. S’jam viktima, jam burrë, jam mashkull. Nuk dha fjalë, por më dha kodin e mafias, gjë që është kërcënuese”, ka thënë Ganiu.

Por, si reagoi Buci karshi kësaj deklaratë të Ganiut? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


01:00 – “Mos rrej”, “Çdo festë po prishet nga Ganiu” – Vazhdon debati mes Santianës, Edonës dhe Ganiut (VIDEO)

Të mërkurën e kësaj jave, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 u organizua një ndejë për banorët nga Vëllai i Madh.

Pas ndejës, aty u zhvilluar një debat i ashpër mes Ganiut, Edonës dhe Santianës. Kjo pasi një gotë verë u derdh mbi trupin e Santianës, pasi Ganiu nuk dëshironte që Edona të merrte verë nga gota e tij.

Në këtë ‘Prime’, Ganiu tregoi se pse ka reaguar ashtu: “Kur tjerët dëshirojnë t’i ndajnë gjërat e mia, kur e marrin pa lejen time, atëherë i bie që nuk më respektojnë”.

Pas kësaj, Edona foli menjëherë duke thënë se Ganiu reagoi ashtu pasi nuk do të kishte më alkool për të pirë.

“Të vjen inati sepse e ki se më nuk do të kishte alkool për të pirë, ti kështu reagon për alkool. Mos rrej, për alkool e ke pasë, o pijanec mos rrej. Ti i merr çdo herë gjërat e mia pa pyetur”, tha Edona.

E pa u sqaruar e pa dhënë mendimin e saj nuk mbeti as Santiana, ajo akuzoi Ganiun se çdo ndejë e prish komediani për shkak të alkoolit.

“Unë kesh afër, masi thotë se duhet ta respektoj dhe pyesim, atë Edona e mori vetëm pak dhe e vendosi në gotën e vet, dhe ai filloi të bëjë be se nuk do ta japë. Është bërë shprehi se çdo festë të prishet për shkak të alkoolit nga Ganiu”, tha Santiana./Klankosova.tv


00:59 – Azemi eliminohet sonte nga formati televiziv Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Publiku ka vendosur që banori i cili eliminohet sonte nga Big Brother VIP Kosova, duke ndërprerë kështu menjëherë garën për çmimin e madh është Azemi.

Ai ishte pjesë e konkurrentëve të nominuar bashkë me: Santianën, Blerandon, Ardin e Mirdonin si dhe Lindën.

Azemi u bë pjesë e edicionit të dytë të BBVK, që prej natës së parë të hapjes së spektaklit.


00:41 – Vallëzimi i parë i çiftit Linda & Big D nën tingujt “Valles së Rugovës” (VIDEO)

Lindita Halimi dhe Davon, bashkëshorti i saj sot u martuan në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Dasma e tyre u mundësua nga Vëllai i Madh nën ritmin e muzikës që u u kënduan nga  Ardi, i cili në sint shoqërohej nga Mirdoni.

Atyre iu kënduan këngë shqipe, në mesn e tyre ishte edhe “Vallja e Rugovës”.

E në eventin  e tyre nuk munguan as banorët e tjerë të shtëpisë të cilët të gjithë kanë vallëzuar së bashku./Klankosova.tv


00:38 – Klipi i festës “Hollywood Night” dhe përplasja mes Ganiut e Santianës (VIDEO)

Përgjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ në Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material nga festa e së mërkurës mbrëma.

“Hollywood Night”, i bëri banorët të ndihen fiks si yje, por jo gjithçka shkoi mirë.

Një përplasje e ashpër ndodhi mes Ganiut, Santianës e Edonës.

Por, se çfarë ndodhi mes tyre, e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


00:29 – Prehet tortja, moment emocional nga dasma e Lindës me Big D (VIDEO)

Vëllai i Madh sot ka menduar për të gjitha dejatet që i duhen një dasme.

Ai kësaj radhe ia mundësoi Lindita Halimit që për herë të parë të vesh vellon e bardhë dhe të provojë ndjenjën se si është të jesh nuse.

Këngëtares iu organizua një dasmë e madhe, ku kishte të gjitha elementet duke filluar nga velloja, altari, muzika dhe tortja.

Më poshtë e keni videon ku shihet prerja e tortës mes Linditës dhe bashkëshortit të saj, Davon:


00:25 – Një ëndërr e realizuar në BBVK – Linda bëhet nuse e Big D (VIDEO)

Ceremonia e dasmës  së Lindës me Big D, ka sjellë emocione të shumta në spektkalin e sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.

Reperi i ka propozuar asaj martesë me një unazë direkt në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, teksa pos banorëve e pranishme ishte edhe vajza e çiftit.

Linda u lumturua pafund, teksa atmosferë e zjarrtë i shoqëroi banorët nën tingujt e muzikës së kënduar nga Ardi e Mirdoni.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:21 – Moment i veçantë, burri i Lindës lexon letrën me plotë emocion (VIDEO)

Nën lot dhe emocione sot Lindita Halimi ka bërë dasmë me bashkëshortin e saj, Davon.

Derisa i thanë po njëri-tjetrin në altarin e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Davon dhe Lindita qanë.

Nuk munguan as fjalët dhe betimet për kurorëzimin e dashurisë që bënë, Davon kishte shkruar një letër kushtuar Linditës.

“Më kujtohet hera e parë që të takova, pash par ameje një grua të fortë, një grua bukuria e të cilës rrezatonte, jo vetëm nga jashtë por edhe brenda shpirtit të saj”, ka thënë Davon./Klankosova.tv


23:57 – Hamiti për KPM: Po hyjmë në vitin 2024 e jo në 1994, kodimi është kundër praktikave evropiane (VIDEO)

Nikoqiri i spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), i cili ka vendosur që programet Big Brother VIP Kosova 1 dhe Big Brother VIP Kosova 2, tanimë të jenë të qasshme vetëm me kod – duke i klasifikuar kështu si programe për të rritur, me pullë të kuqe.

“Komisioni i Pavarur për Media, i cili ka vendosur që të kodohet tipi i programeve argëtuese ‘reality show’, në këtë rast, Big Brother VIP Kosova. Dhe për pasojë, ky veprim është në një rrugë në kundërshtim me praktikat e shteteve evropiane, që këto formate i klasifikon në kategorinë e filmave për të rritur apo me pullë të kuqe”, ka thënë Hamiti.

“Kjo rregullore dyshojmë se ka për tendencë që t’i përmbushë  kërkesat e grupeve të interesit të caktuar më shumë sesa ato politike. Licenca për këto emisione është ndërkombëtare, dhe deri më tash në asnjë shtet pro perëndimor nuk aplikohet kodimi”, ka shtuar Hamiti.

“Ndonëse Klan Kosova ka paraqitur argumente gjatë gjithë diskutimit publik, për mos vendosjen e kodit, asnjë nga argumentet nuk janë marë për bazë nga KPM. Vetëm dua t’ua rikujtoj që po hymë në vitin 2024, e jo në vitin e 1994”, ka përfunduar ai.


23:52 – Mane: Lindita Halimi u ka dhënë mësime sot vajzave tjera (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka thënë se Lindita Halimi është treguar shembull sot për shumë vajza me historinë e jetës së saj që ka ndarë në ‘Prime’.

“Linda na tregoi që dashuria triumfon mbi gjithëçka. Në të gjitha zonat vazhdon ky mentalitet, unë jam realist, dua ta pranoj se mes neve shqiptarëve ka akoma racist, pavarësisht se pak kjo është minimizuar”.

“Linda nuk i ka bërë të gjithë të lotojnë, por i ka bërë të gjithë ta shikojnë me një sy tjetër. Ajo ka dhënë mësime të mira për vajza të tjera”,ka thënë Mane./Klankosova.tv


23:47 – Lindës i bëhet ëndrra realitet, sonte do të bëhet nuse e do ta vesh vellon e bardhë (VIDEO)

Pas rrëfimit emocional që dha Linda sonte në spektaklin ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Linda morri një pako surpriza nga “Vëllai i Madh”, duke përfshirë takimin me vajzën, dhe jo vetëm.

Asaj sonte do t’i plotësohet ëndrra e jetës për ta veshur vellon e bardhë.

Për pak momente, pritet të mbahet një aheng në oborrin e shtëpisë së BBVK.

Për më shumë detaje, nga momenti sesi e priti Linda këtë lajm për bërjen nuse, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:46 – Një jetë me paragjykime, sa është bërë imune? Flet Linda Halimi (VIDEO)

Lindita Halimi ka folur për paragjykimet që i pati për lidhjen e saj më bashkëshortin e saj, Davon.

Ajo tha se kishte luftuar shumë që të ishte me të.

“Thjeshtë më është dashur kohë, të jesh fytyrë publike, parajgykimet, akuzat dhe akuzat me ty vijnë me territorin”.

“Unë edhe si ti kisha pasë 1 mijë jetë kisha zgjedh edhe një mijë herë të njëjtin person, lumturinë që ma jep Davoni, nuk mund ta gjejë te dikush tjetër”,ka thënë Lindita./Klankosova.tv


23:42 – Linda emocionohet pafund porsa takon vajzën brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” (VIDEO)

Pas rrëfimit emocional që dha Linda sonte në spektaklin ‘Primme’ të Big Brother VIP Kosova, atë po e priste një super surprizë e përgatitur nga “Vëllai i Madh”.

Në fakt, në sallonin e shtëpisë, Lindën po e priste vajza e saj, Kaimana.

Konkurrentja e BBVK, ka shpërthyer në lot porsa e ka parë të bijën, derisa më pas e ka kapur për ta përqafuar fortë.

Kuptoni më shumë detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


23:33 – Rrëfimi emocional i Lindës, nisur nga vështirësitë financiare si e re, e tek paragjykimet mbi lidhjen me Big D (VIDEO)

Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova ka zbuluar një rrëfim emocional, të përcjellur me sfida e vështirësi nga më të ndryshmet.

Protagoniste e këtij rrëfimi është Linda, e cila ka shpalosur detaje që prej fëmijërisë së saj, për të cilën, tha se e kishte karakterizuar “mungesa e kushteve ekonomike”.

“Ka pasur raste kur nuk kam shkuar në shkollë sepse nuk i kam pasur as 2 euro për bus”, ka thënë Linda.

Pastaj, ajo ka rrëfyer edhe pjesën e njohjes me partnerin e saj amerikan, reperin Big D, të cilin ajo tha ta ketë njoftuar përgjatë kohës kur po punonte si përkthyese e gjuhës angleze.

Linda tha se e kishte ditur që në shikim të parë, se diçka do ndodhte mes tyre – por më pas, ajo ka zbuluar edhe sfidat me të cilat është ballafaquar duke nisur prej familjes, dhe paragjykimeve të njerëzve përreth.

Pjesë e rrëfimit ishte edhe zanafilla e angazhimit të saj në muzike si dhe krijimi i familjes e detaje të tjera, që mund t’i kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


23:13 – Debat mes Santianës dhe Shqipes: Mbylle gojën, mos u bëj avokate (VIDEO)

Shqipja dhe Santiana sot e patën një debat goxha të ashpër në ‘Prime’ për Blerandon.

Santiana tha se mendon që ai nuk është stabil si person, duke e quajtur atë ‘labil’. Pas kësaj deklarate të Santianës ka reaguar Shqipja duke i dalë kundër.

“Djali po të thotë se nuk ka qenë stabël tek puna me Ardin, ky këtë po të thotë. A po dëgjoni dhe  a po merrni vesh? Lëreni djalin të flasë”, ka thënë Shqipja.

Pas kësaj reagoi meënjherë Santiana, duke i thënë Shqipes që të mos bëhet avokatja e Blerandos.

“Mbylle gojën dhe mos fol, mos u bëj avokate, djali di të flasë”, tha Santiana.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë:


23:12 – Mane ironizon me Shqipen, e quan “eksperte të çdo gjëje” (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, opinionisti Bledi Mane ka ironizuar me reagimin e Shqipes ndaj historisë së orientimit seksual të Lindës.

“Shqipe, si eksperte që je, si do të përfundoj konflikti Izrael – Palestinë? Të dëgjuam që fole edhe për seksualitetin, fokusohu në lojë. Mos u bëj eksperte e gjithçkaje”, ka thënë Mane drejtuar Lindës.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:06 – Linda: S’kam turp ta them se kam pasur eksperienca edhe me femra, por para se të martohesha (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Santianës i erdhi momenti për të diskutuar “bombën” e paralajmëruar prej ditësh – zbulimin e orientimit seksual të Lindës.

Por, me qetësi të plotë, Linda e ka pranuar se në të kaluarën e saj ka pasur eksperienca edhe me vajza.

“Thjesht jam shumë pro dashurisë, dhe mendoj se orientimi im seksual s’ka të bëj me këtë temë që po flasim. Nuk kam turp, ose pasiguri, që të tregoj se kam eksploruar me femra, para se të isha e martuar, tani jam e lumtur me një mashkull”, ka thënë Linda.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:04 – Santiana: Mendoj dhe besoj se Lindita Halimi është biseksuale (VIDEO)

Santiana në ‘Darkën e të Nominuarve’ të enjten e kësaj jave kishte paralajmëruar se do të plasë një “bombë” ndaj Lindita Halimit.

Ajo sot në ‘Prime’ tha se mendon që Lindita është biseksuale, këtë deklaratë ajo e nisi duke folur për një debat që kishte filluar me Ilirjanës, Adrit dhe Edonës lidhur me LGBTQI.

“Unë vetëm se e kam ditur një informacion, Lindita ka reaguar shumë në mbrojtje të LGBTQI kur ishte debati, unë e kam ditur një informacion që ma ka treguar Lindita”.

“ Unë mendoj se është biseksuale, por më ka treguar se ka pasur marëdhënie seksuale edhe me femra dhe me meshkuj. Është video ajo del, për mua kjo është krejt normale këtë gjë ma ke thënë në javën e parë”, ka thënë Santiana./Klankosova.tv


23:00 – Cilat ishin momentet më voluminoze nga darka e mbrëmshme e banorëve të nominuar? (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë – të nominuarit e kësaj jave.

Bëhet fjalë për darkën e mbrëmshme të konkurrentëve të nominuar, me një listë që përfshin: Azemi, Mirdoni e Ardi, Santiana, Blerando dhe Linda.

Brenda klipit janë paraqitur disa prej momenteve më pikante që prodhoi darka e mbrëmshme.

Zbuloni më shumë detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


22:55 – Anita drejtuar Bleros: Mos e paragjyko Lumin, nuk e njohim nga jashtë (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesor, Kaderin dhe Lumbardhin.

Lidhur me këtë histori dashurie, Blero ka thënë se “nuk i beson Lumbardhit” dhe sipas tij, “ai po e përdorë atë për të shkuar në finale” – deklaratë, të cilën e ka kundërshtuar Haradinaj.

“Ky është paragjykim sepse ne asnjëri se njohim Lumin nga jashtë, por nga një shtëpi ku ka hyrë me qëllime të caktuara. Duhet ta vlerësojmë për lojën që bën, por jo se çfarë personi është”, ka thënë Anita pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:54 – Besi: Ne meshkujt jemi dyshues, por unë besoj në lidhjen e Lumbardhit dhe Kaderit (VIDEO)

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Besart Zeneli, ka folur për lidhjen mes Kaderit dhe Lumbardhit që ka filluar në BBVK2.

Ai tha se nuk duhet të ketë dyshim që Lumbardhi ka pëlqim ndaj Kaderit, pas diskutimeve që u bënë sot në ‘Prime’ se Lumbardhi nuk mund ta ketë të vërtetë dashurinë që e ka shprehur për Kaderin.

“Ne meshkujt në fillim jemi dyshues në çfarëdo lidhje nuk jemi shumë të nxehtë. Raportin që e patën brenda në shtëpi sa isha e kam parë që Lumbardhi kishte pak më shumë se shoqëri vërehej që kishte shoqëri”.

“Kaderi është një vajzë shumë e bukur dhe është shumë normale të ketë dikush pëlqim për të, nuk ka nevojë që të jesh fallco për atë pjesë kurgjo”,ka thënë Zeneli./Klankosova.tv


22:49 – Blero: Kaderi vajzë e sinqertë, por Lumbardhi është fallco dhe shumë shfrytëzues (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesor, Kaderin dhe Lumbardhin.

Historinë e dashurisë mes Lumbardhit e Kaderit, e ka komentuar edhe Blero

“Lumbardhi është shumë shfrytëzues dhe Kaderi është shumë e sinqertë. Lumbardhi është një person shumë fallco, që do të shkojë në finale me Kaderin”, ka thënë Blero pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:48 – Mane: Besoj në dashurinë e Kaderit, por jo të Lumbardhit (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka thënë se Lumbardhi nuk është i vërtetë në lidhjen e dashurisë që ka nisur mes tij dhe Kaderit.

Ai ka thënë se është skeptik për Lumin, por se e beson dashurinë e Kaderit.

“E para e shkritë akullin në atë shtëpi, Kaderi më duket naive por edhe e sinqertë në këtë lidhje, por nuk mendoj të njëjtën gjë për ty Lumbardh. Hyre aty krah për krah me një vajzë tjetër, u torturove 3 apo 4 javë për një vajzë tjetër dhe ajo të refuzoi, dhe pas 3 apo 4 javësh zgjohesh dhe e puth një vajzë tjetër”.

“Unë besoj në dashurinë e Kaderit, por nuk besoj te ty, më vjen keq që po ta them, nuk dua të jem përçarës i lidhjes apo dashurisë tuaj, por akoma jam skeptik, në ditët në vazhdim e ki hapësirën për të na shfaqur dashurinë tënde”, ka thënë Mane./Klankosova.tv


22:45 – Alby: Jam e gëzuar për çiftin e ri, uroj të jetë dashuri e sinqertë nga ana e Lumbardhit (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesor, Kaderin dhe Lumbardhin.

Historinë e dashurisë mes Lumbardhit e Kaderit, e ka komentuar edhe Alby, e cila ka uruar “të jetë e vërtetë nga ana e Lumit”.

“Jam shumë e gëzuar për të dy, çfarë i bën të lumtur ata, më bën edhe mua. Shpresoj që kjo dashuri të jetë e sinqertë nga Lumi, sepse për Kaderin e di që po. Shpresoj që Lumi ta ketë me sinqeritet dhe zemër të pastër”, ka thënë Alby.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:42 – Anita për lidhjen Lumbardh – Kaderi: Dashuri e lindur në rrethana të jashtëzakonshme (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, ka folur për dashurinë dhe lidhjen që është nisur mes Kaderit dhe Lumbardhit.

Ajo i ka përgëzuar ata për hapat që kanë marrë ndaj njëri-tjetrit që të bëhen çift.

“Për dallim nga Bledi unë besoj në dashuri, më vjen mirë sepse kjo është një dashuri e krijuar dhe e lindur në rrethana të jashtëzakonshme, në vëzhgim të shikuesve dhe të gjithë atyre kamerave”.

“Ju përgëzoj për guximin që e keni pasur, se sa do të zgjasë, ne nuk mund të parashikojmë asgjë në jetë.Por nëse kurorëzohet me martesë dëshiroj të na ftoni”,ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv


22:40 – Momentet më ikonike të çiftit të krijuar brenda BBVK – Kader dhe Lumbardh (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesor, Kaderin dhe Lumbardhin.

Brenda materialit janë shfaqur disa prej momenteve kyçe të fillimit të njohjes së tyre, e deri tek momenti më voluminoz – ai i puthjes në buzë në mes të dyshes.

Kuptoni më shumë detaje nga kjo histori dashurie, e para e krijuar brenda BBVK në këtë edicion – duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


22:32 – Mane i ashpër me Ardin dhe Mirdonin: Jeni pa identitet në shtëpi! (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka qenë goxha kritikë ndaj Ardin dhe Mirdonit për mënyrën se si po luajnë në formatin më të madh televiziv në vend.

“Ju jeni shumë në disbalancë me shumicën e lojtarëve të tjerë, ju jeni lojtar pa identitet në atë shtëpi, ju jeni lojtar mediokër, ju nuk dini se çfarë po bëni në atë shtëpi, ju sa herë shkoni të Shqipja,më pas shkoni te një lojtar tjetër e tjetër”.

“Zgjohuni rifilloni lojën nga e para ose bashkë me bashkëshortin e Ilirjanës shikoni Big Brother-in nga shtëpia”, ka thënë Mane./Klankosova.tv


22:21 – Mane drejtuar Ilirianës: Dyshoj se e ke burrin xheloz që ta ka kushtëzuar lirinë tënde në BBVK (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka komentuar lojën e Ilirianës brenda këtij formati televiziv, pas transmetimit të video materialit me batutat e saj.

Mane ka thënë se ka dyshime se Adri është xheloz ndaj Ilirianës, dhe nuk e lë të qetë ta bëjë lojën e saj.

“Unë gjithmonë dyshoj që ti ke një burrë xheloz, ke një burrë që të ka kushtëzuar lirinë tënde, ndryshe nga çfarë ke hyrë aty brenda”, ka thënë Mane pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:17 – Anita me lum komplimentesh për Ilirianën (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material, me protagoniste Ilirianën dhe të qeshurat që ajo ka sjellë në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

E lidhur me këtë klip nuk munguan as komentet e opinionistes, Anita Haradinaj.

“Iliriana ka qenë gjithmonë tip i rrafshët, i ka pasur batutat të këndshme e të lezetshme. E pata thënë edhe në ‘Prime’ se më vinte çudi me Adrin, sepse femrat ato që merren me thashetheme dhe jo meshkujt”, ka thënë Haradinaj pos tjerash.

Dëgjojeni deklaratën e plotë, përmes videos në linkun e mëposhtëm.


22:12 – Plot momente qesharake të Iliranës brenda një klipi (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material, me protagoniste Ilirianën.

Brenda klipit janë përfshirë disa prej skenave më qesharake, që i ka shkaktuar Iliriana, me të folurit e saj interesant dhe mimikat unike.

Kuptoni më tepër detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


22:11 – E quajtu Bucin ‘Sugar daddy’, ky është reagimi i tij (VIDEO)

Ylli ka pasur një koment për Ilirianën pas klipit që e panë.

Ylli e ka komplimentuar për humorin e saj.

Edhe për fjalët që i ka thënë Iliriana i kanë pëlqyer.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:59 – Kaderi sqaron deklaratën për Mirdonin e Ardin – “po hani si gjaja” (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Kaderi ka komentuar deklaratën e saj të transmetuar brenda një klipi, ku thotë për Ardin dhe Mirdonin – “veç po hani si gjaja”.

“E kam pasur fjalën që veç po hanë e po flenë, se ndoshta ka tingëlluar keq”, ka thënë Kader pos tjerash.

Dëgjojeni deklaratën e saj të plotë përmes videos në linkun e mëposhtëm.


21:55 – Gani Gërmia me përgjigje ironike ndaj Mirdonit dhe Ardin (VIDEO)

Pas transmetimit të video materialit të Mirdonit dhe Ardit në spektaklin ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, një reagim ka ardhur edhe nga Ganiu.

Ky i fundit, vendosi që të komente me ironi.

“Kam qenë pak në nevojë për të dal para kamerave, se pos në mbrëmje të maturës edhe në dasmë të vëllait, në kamerë s’kam dal kurrë. Edhe erdhën si frymë e re me shpresë që po dalin favorit i kam ndejtur veç në kuadër, por këta dolën më pak të preferuar, me gjasë u ngula”, ka thënë Ganiu pos tjerash.

Por, çfarë u tha më tej? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


21:55 – Ardi dhe Mirdoni sqarojnë situatën e tyre “të re” (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova Ardi dhe Mirdoni kanë sqaruar situatën e tyre.

“Nuk e shohim që kemi fillu me bë strategji, unë mendoj që një nga arsyet pse jemi të nominuar nga publiku ka qenë pikërisht arsye pse jemi të nominuar sonte sepse publiku ka dasht të na shoh më shumë aktiv e ne i kemi trajtu krejt banorët me më shumë dashuri se sa disa prej tyre e kanë merituar”, ka thënë Ardi.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:49 – Pse u përplasën në ‘Prime’, Mirdoni me çiftin Adri – Iliriana? (VIDEO)

Spektakli i sotëm ‘Prime’ nuk ka shpëtuar pa një përplasje mes banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Kësaj radhe, një debat lindi mes Mirdonit dhe çiftit, Adri – Iliriana.

Por, për çfarë u përplasën ata? Këtë e kuptoni duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


21:39 – Ardi dhe Mirdoni me “strategji” të ndryshme – a po prishet kjo dyshe? (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonistë kryesorë Ardin dhe Mirdonin.

Konkurrentët, që përfshijnë dy persona por numërohen si një lojtar i vetëm në BBVK, duket se shpeshherë nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët mbi vizionin e lojës së tyre.

Brenda klipit janë paraqitur disa prej momenteve, ku ata shihen të operojnë me “strategji të ndryshme” – dhe jo vetëm.

Zbuloni më shumë detaje, duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.


21:35 – Blero: Luani këtu, ua lëshova rendin se e pash që keni nevojë për çmimin e madh (VIDEO)

Sonte në ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, në studion nga ku transmetohet spektakli janë shfaqur dy ish banorët e këtij formati televiziv – Besi e Blero.

Ky i fundit, gjatë komunikimit të tij me banorët brenda në shtëpi, i ka përshëndetur ata duke e prezantuar veten si “luan”.

“Mirëmbrëma, Luani këtu. Ju lëshova rend, sepse e pash që keni nevojë për atë çmim, iu uroj suksese”, ka thënë Blero pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në klipin e mëposhtëm.


21:30 – Komentet e banorëve kur morën mesazhin nga Besi (VIDEO)

Si zakonisht çdo banorë i eleminuar iu dërgon nga një mesazh banorve.

Edhe Besi ka pasur disa komente për secilin nga ta.

Banorët i kanë pritur mjaft mirë komentet.

Për detaje më të hollësishme, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:19 -Porositë e Besit për banorët aktualë të Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Video materiali i parë i publikuar në natën e sotme të spektaklit ‘Prime’ është një klip me protagonist kryesor, të eliminuarin e fundit në Big Brother VIP Kosova – Besin.

Brenda klipit Besi ka dhënë nga një porosi për secilin prej banorëve aktualë brenda shtëpisë së BBVK.

Një nga mesazhet më interesante, ishte ai për Shqipen, derisa i tha se “Bledi Mane qenka i mirë nga jashtë”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:00 – Nis Prime 19, një tjetër natë e zjarrtë (VIDEO)

Si çdoherë tjetër, edhe sonte nën moderimin e Alaudin Hamitit e Jonida Vokshit, ka nisur transmetimin spektakli ‘Prime’ i formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova.

Të ulur në panelin e opinionistëve, janë sërish, Bledi Mane e Anita Haradinaj, derisa pritet që dyshja t’i komentojnë të gjitha ngjarjet që do të zhvillohen sonte.

Spektakli i sotëm ‘Prime’, pritet të shpalosë një sërë surprizash për ndjekësit rekord të BBVK.

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme