LIVE: Zgjedhjet Parlamentare 2017 NULL NULL 11.06.2017 14:51 11.06.2017 14:51 Mbi 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë me të drejtë vote do të kenë sot mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Kosovës VV e PAN festojnë në dy sheshet e Prishtinës Numërohen 35% të votave, prin PDK-AAK-NISMA Simpatizantët e PDK-së nisen drejt sheshit “Skënderbeu” për festë (VIDEO) Krasniqi propozon koalicion në mes të PAN-it dhe Vetëvendosjes Molliqaj: LDK mund ta ndalë të keqen, apo ta rrisë atë Veseli: Fillimi i Ri erdhi Ky është rezultati i KQZ-së nga numërimi i 14 për qind të votave Molliqaj: Përgjigjien më të mirë ua kanë dhënë qytetarët e Republikës http://klankosova.tv/veriu-i-kosoves-i-qete/ Pamje nga festa e Vetëvendosjes në kryeqytet (VIDEO) LDK- festë me fishekzjarre në “Kodrën e Trimave” Thaçi: Pres që fituesit e zgjedhjeve të krijojnë Qeveri pro-europiane Dushi: Pjesëmarrja në zgjedhje e njëjtë me 2014 Delawie ka një porosi për Kosovën DnV: PAN 36.9%, LAA 26.2% dhe Vetëvendosje 24.7% Këtu mund t’i mësoni rezultatet preliminare të zgjedhjeve Molliqaj thumbon Haradinajn Avdullah Hoti: Vazhdoni punën tuaj të shenjtë të numërimit Reuters i referohet Exit Poll-it të Klan Kosovës ? 20:28 Delawie vëzhgon edhe procesin e numërimit të votave Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka bërë me dije se është duke vëzhguar edhe procesin e numërimit të votave “Ekipi im dhe jemi duke vëzhguar procesin e numërimit të votave anembanë Kosovës sepse transparenca e numërimit është esenciale për kredibilitetin e zgjedhjeve”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klan Kosova. ______________________________________________________________________________________________________ ? 20:11 Daka: Votuan 41.45 për qind të qytetarëve, procesi i rregullt Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se procesi zgjedhor i 11 qershorit ka ecur mbarë, pa ndonjë incident që do të cënonte integritetin e zgjedhjeve. Ndërsa sa i përket daljes në votime, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014, qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e vet qytetatare për mbi një për qind më pak kësaj radhe, njofton Klan Kosova. “Në bazë të të dhënave, të gjitha qendrat janë mbyllur me kohë, ndërsa në zgjedhje kanë dalur 41.45 për qind të qytetarëve me të drejtë vote. Deri më tani procesi zgjedhor ka shkuar pa ndonjë parregullsi që do të cënonte integritetin e zgjedhjeve”. ______________________________________________________________________________________________________ ? 20:01 Isa Mustafa: Sondazhi i porositur Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “sondazhi i dalë pak më herët është i porositur nga koalicioni tjetër”. “Sondazhin e fundit ne e konsiderojmë të pavërtetë”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media, njofton Klan Kosova. “Ne konsiderojmë se kutitë e votimit janë sondazhi i vetëm i qëndrueshëm. Klan Kosova më herët ka publikuar Exit Pollin, sipas të cilit koalicioni PAN del i pari në zgjedhje, Vetëvendosje e dyta dhe koalicioni LAA i treti. ______________________________________________________________________________________________________ ? 19:59 Sejdiu: Vetëvendosje e para Dardan Sejdiu, Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se subjekti i tij partiak, është i para në vend në këto zgjedhje, transmeton Klan Kosova. “Qytetarët e Republikës së Kosovës votuan për ndryshim dhe kanë dyfishuar rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Sejdiu. ______________________________________________________________________________________________________ ? 19:52 Muhaxhiri: Me këtë rezultat VV fituese e PAN rezultat i pritur Analisti politik, Artan Muhaxhiri ka thënë se rezultatet e koalicionit PAN ishin të pritshme, ndërsa në këto zgjedhje të parakohshme humbëse ka dal të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës. Muhaxhiri shtoi po ashtu se fituese e këtyre zgjedhjeve duke parë rezultatin e mundshëm, e i cili nëse mbetet final, del të jetë se Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve, transmeton Klan Kosova. ”Është një ndryshim fondamental. Ky është ndryshimi i dytë më i madh. Është më shumë se gjysma e elektoratit”. ”Vetëvendosje është rritur në elektorat prej 13.6 në 30%, e është një ndryshim shumë i madh”. ”Në bazë të hulumtimeve shpesh herë ka ndodhë që votuesit e Vetëvendosjes të jenë më të zëshëm në deklarimin e votës në krahasim me LDK-në”. ”Ndryshimi në asnjë mënyrë mund të jetë i madh. Mund të luajnë 2 apo 3% por nëse i humb ato përqindje është një rezultat i shkëlqyeshëm, është një ndryshim shumë i madh në spektrin politik në peizazhin politik kosovar, i cili do t’i trand edhe PDK-në, por trandin më të madh do ta bëj ndaj LDK-së”. ”Nëse ky është rezultat përfundimtar LDK është humbsja, VV fituese ndërkaq PAN rezultat i pritur”. ______________________________________________________________________________________________________ ? 19:51 Haradinaj: Fitorja është më se bindëse I nominuari për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, pas rezultateve të para nga Exit Poll dhe të shtabit zgjedhor të PAN, ka shpallur fitoren, njofton Klan Kosova. “I uroj qytetarët e Kosovës dhe të gjithë mekanizmat që kanë marrë pjesë në zgjedhje, pra Kosova e ka dhënë provimin, e uroj sovranin për vendimin e marrur, besimi i është dhënë PAN-it”. “Fitorja është më se bindëse”. “Me këtë vendim, sovrani na obligon të ofrojmë qeveri që do të veprojë në kohën e duhur, duke uruar subjektet e tjera politike për vendimin e marrë”. “Urime Kosovës, urime të gjithëve. Të dhënat tona janë më shumë se bindëse”. _____________________________________________________________________________________________________ ? 19:31 Mbyllen Qendrat e Votimit Tashmë janë mbyllur qendrat e votimit në Kosovë. Në qendra do të kenë mundësinë të votojnë vetëm personat që gjenden në korridore të qendrave, pasi të mbyllën qendrat. Pas kësaj, pritet të fillojë numërimi i votave brenda qendrave, rezultatet e të cilave që transmetohen në qendër të KQZ-së, e cila do t’i publikojë online. ______________________________________________________________________________________________________ ? 19:18 Exit Poll i Klanit: 1. PDK-AAK-NISMA 2. Vetëvendosje 3. LDK-AKR Të dielën, më 11 qershor, qytetarët me të drejtë vote të Republikës së Kosovës kanë shprehur vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, që paraqet një projeksion(anketim i votuesve pasi kanë dalë nga vendvotimet) dhe jo rezultate zyrtare, partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu: PDK-AAK-NISMA: 40.5 Lëvizja Vetëvendosje: 29.9 LDK-AKR-Alternativa: 27.2 ______________________________________________________________________________________________________ ? 18:36 Hoti: Asnjë incident në Veri të Kosovës Besim Hoti, zëdhënës komandant i policisë për veriun, ka thënë se nuk është shënuar asnjë incident në Veri të Kosovës. Hoti tha se procesi zgjedhor në komunat veriore të vendit ka kaluar pa probleme, e sigurisht që sipas tij një sukes i tillë është meritë e institucioneve për përgatitjen e duhur paraprake, transmeton Klan Kosova. ”Procesi zgjedhor në komunat veriore të Kosovës ka kaluar pa probleme apo incidente të mundshme. Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar për të zbatuar planin operativ. Policia e Kosovës nuk ka regjistruar asnjë incident të vetëm që mund të rrezikonte sigurinë e përgjithshme të regjionit të Veriut”. ”Kur them që ka kaluar procesi pa incidente sigurisht është meritë e institucioneve. Nuk është dhe aq befasi sepse ne jemi përgatitur dhe për skenarët më të këqija të mundshme. Pas mbylljes së procesit është faza e karter e procesit zgjedhor. Ne përcjellim votat deri në qendrat e numërimit të votimit për shkaqe sigurie”. ”Autorizimet kanë qenë prezente, është aprovuar. Për autobusë flitet rregullisht për persona që kanë pasur pasaporta të Kosovës”. ______________________________________________________________________________________________________ ? 18:29 Pak para mbylljes së vendvotimeve, Haradinaj ka një porosi Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka bërë thirrje edhe një herë për votim. “Minutat e fundit për të votuar. Mos hamendëso më!Vota jote vlen! Jepi shansin Kosovës dhe të nesërmes së saj!”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova. ______________________________________________________________________________________________________ ? 18:23 Kjo është komuna me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje Dragashi është komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 15:00 me 19.04 për qind. Sipas këtyre të dhënave, prin me dalje në zgjedhje deri në 45 për qind, njofton Klan Kosova. ______________________________________________________________________________________________________ ? 18:22 Ambasadori Delawie vëzhgon zgjedhjet në komunën e Drenasit Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka qëndruar në komunën e Drenasit për të përcjellë situatën e procesit zgjedhor, transmeton Klan Kosova. Ai ka hyrë në një qendër votimi, ku është informuar për së afërmi rreth procesit dhe për numrin e votuesve. Delawie ka vëzhguar procesin edhe në qendrat e tjera të vendvotimit në Kosovë njëherit ishte i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve. ______________________________________________________________________________________________________ ?18:13 E fotografon fletëvotimin dhe e poston në Facebook Në njërën prej qendrave të votimit në Suharekë, një person ka fotografuar fletëvotimin duke e postuar atë edhe në rrjetin social në Facebook, njofton Klan Kosova. ? 18:10 Zgjedhjet në Mihaliq me plot telashe Zgjedhjet në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë po dalin me shumë telashe. Këtu në shkollën e fshatit e cila është qendra e vetme e votimit, janë vërejtur parregullsi të ndryshme. Në orët e hershme të mëngjesit, pas hapjes së kësaj qendre janë gjetur fletë të votimit të fotokopjuara, të cilat edhe janë raportuar tek organet kompetente. Për më shumë detaje, kronikë e përgatitur më poshtë: ______________________________________________________________________________________________________ ? 18:00 Vetëm edhe një orë deri në mbylljen e votimeve Tash kur ora shënon 18:00, ka mbetur vetëm edhe një orë deri në mbylljen e qendrave të votimit në gjithë Kosovën. Saktësisht në orën 19:00, të gjitha qendrat e votimit mbyllen dhe aty mund të votojnë vetëm personat që janë duke pritur në radhë, njofton Klan Kosova. Deri tash procesi i votimit përgjithësitë ka shkuar qetë, me disa incidente të vogla, por që nuk e kanë prishur këtë proces. Të drejt votë në këto zgjedhje kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë, të cilat kanë mundur të votojnë për 26 parti të certifikuara. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 të mbrëmjes do të hapen 889 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 490 vendvotime. ______________________________________________________________________________________________________ ? 17:56 Vetëvendosje kallëzim penal për organizatën joaktive Albulena Haxhiu, nga Vetëvendosja e ka dërguar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale drejtuar personave përgjegjës të Institutit Rajonal për Demokraci të drejta të njeriut dhe Studime Politike. Sipas Vetëvendosjes këta persona kanë kryer vepër penale, sepse sipas tyre të njëjtit kanë fshehur financimin, njofton Klan Kosova. ______________________________________________________________________________________________________ ? 17:44 Vitomiricë: Ndalohet një person me motive partiake Në shkollën ‘7 Shtatori” në fshatin Vitomiricë të komunës së Pejës është ndaluar një person i cili kishte një emblemë me motive partiake, i cili nuk është lejuar të hyjë në vendvotim, njofton Klan Kosova. Në anën tjetër, deri në orën 15:00 në këtë qendër të votimit kanë votuar 1904 persona. ______________________________________________________________________________________________________ ? 17:23 Delawie i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit të votimit. “Bazuar në raportimet e vëzhguesve, KQZ është duke bërë punë të shkëlqyeshme në organizimin e zgjedhjeve. Vazhdoni edhe më shumë kështu, sepse edhe shumë punë ka mbetur”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klan Kosova ______________________________________________________________________________________________________ ? 17:19 Rritet numri i votuesve në Gjilan Në Gjilan është shtuar numri i votuesve dhe deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 29 mijë votues, njofton Klan Kosova. Në paraditen e hershme kishte pasur më pak votues dhe tani vërehet një numër më i madh. Ekipi i Klan Kosovës ka vizituar disa vende në Anamoravë ku gjithçka thuhet të ketë shkuar në rregull. ______________________________________________________________________________________________________ ? 17:09 Ndërpritet votimi në Vajnikë të Skenderajt Është ndërprerë për gjysmë ore procesi zgjedhor në Vajnikë të Skenderajt, Deri tek ndërprerja e këtij proesi erdhi pas ankesës për manipulim votash nga komisionarë të Vetëvendosjes. ? 17:02 Lirohen personat e arrestuar në Gjakovë Në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë disa vëzhgues të një organizate joqeveritare e quajtur “Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike”, kanë treguar se ata i përkasin një partie politike, njofton Klan Kosova. Në stacionin e policisë janë shoqruar 40 persona të cilët pas intervistimit janë liruar. Njëri nga të arrestuari ka thën se vetem 10 minuta kanë qendruar në stacion më pastaj janë liruar, i njejti e ka konfirmuar se i takon një subjekti të caktuar politik. ? 17:00 Në Han të Elezit është duke shkuar çdo gjë në rregullë Në komunën e Hanit te Elezit përkatësisht në Shkollën e mesme të ulët “Ilaz Thaci”vendëvotimi më i madhë në këtë komunë deri më tani kanë votuar 1215 votues Ku të drejtë vote kanë 4235 votues, dhe deri më tani ka shkuar çdo gjë ne rregullë, raporton Klan Kosova. ? 16:57 Reagon Komuna e Obiliqit: Nuk i keqpërdorëm veturat Lidhja Demokratike dega në Obiliq, përmes rrjetit social Facebook ka akuzuar pushtetin komunal të udhëhequr nga AAK, pasi sipas tyre, po bartë qytetarë për votim me vetura zyrtare. Madje, LDK e Obiliqit kanë shtuar se keqpërdorimet nga partia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë të ndalur. Por, përgjigje të shpejtë për këto akuza pati Zyra për Informim e Komunës së Obiliqit, të cilët shkrimin e mësipërm e quajtën tendencioz. Sipas tyre, kjo komunë ditë më parë i është dhënë në shfrytëzim KKZ-së, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, dhe se presin reagimin e këtyre të fundit që të demantojnë sa më shpejt ata që zyra për informim i quan “Manipulues” Bile, thonë se kundër këtyre “dezinformatave” do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore, transmeton Klan Kosova. ? 16:54 Sherifi: Fundi i Serbisë e Rusisë në Kosovë Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sheri ka thënë se ditëve kur Serbia dhe Rusia përzihen në punë të brendshme të Kosovës iu ka ardhur fundit. Këto komente ai i bëri gjatë një konference për media, njofton Klan Kosova. ? 16:34 AAK: Votimet, referendum për të ardhmen e Kosovës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar votimin e sotëm si një referendum për të ardhmen e Kosovës. Kjo parti iu ka bërë thirrje të gjithë votuesve që deri në këtë moment nuk e kanë kryer obligimin qytetar të dalin në vendvotime. Vlerësimi ynë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri tani është se ato po zhvillohen në frymë konstruktive, të shtensionuar dhe në perputhje me normativen e paracaktuar zgjedhore.Sfidë e të gjithë neve mbetet që ky proces të përfundojë në këtë frymë dhe të mos mbetet asnjë qytetar pa votuar. Strukturat dhe elektorati i Aleancës në këtë proces zgjedhor janë të mobilizuara më mirë sesa në të gjitha zgjedhjet e deritashme. Kjo është garanca që në fund të ditës do ta prodhojë një rezultat që është edhe përtej pritjeve tona. Ky subjekt politik ka bërë thirrje që procesi zgjedhor të mos lëndohet përmes “përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe shpifjeve dhe qe t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës të votojnë të lirë dhe pa presione”, transmeton Klan Kosova. ? 16:23 KQZ: Përqindja e daljes në zgjedhje deri në ora 15:00 Të dhënat e Komisionit qendror i zgjedhjeve deri në orën 15:00 zbulojnë se komuna me përqindjen më të lartë të daljeve në zgjedhje është Shtërpcë. Këtu në votime kanë dal 45.69 % e qytetarëve. Më pas radhitet komuna e Zubin Potokut ku deri në orën 15:00 kanë votuar 43.06 % e qytetarëve me të drejtë vote. Ndërsa më poshtë është e gjith lista e Komunave sipas përqindjes: Deçan 41.802 54 54 12.449 29,78% Gjakovë 113.162 143 143 28.481 25,17% Gllogovc 52.888 71 71 13.442 25,42% Gjilan 99.033 129 129 29.303 29,59% Dragash 40.240 59 59 7.661 19,04% Istog 48.374 63 63 11.595 23,97% Kaçanik 33.652 47 47 8.397 24,95% Klinë 47.320 62 56 10.484 24,29% Fushë Kosovë 35.637 45 45 9.888 27,75% Kamenicë 37.871 56 55 10.896 29,22% Mitrovicë e Jugut 77.370 99 98 20.005 25,97% Leposaviq 18.013 31 26 5.385 33,20% Lipjan 58.821 80 77 16.938 29,78% Novobërdë 9.617 22 18 2.539 34,75% Obiliq 24.413 35 35 7.050 28,88% Rahovec 56.572 78 77 13.506 24,23% Pejë 109.558 132 132 30.455 27,80% Podujevë 83.298 111 109 22.043 26,78% Prishtinë 185.431 232 232 61.187 33,00% Prizren 166.785 218 216 42.157 25,38% Skenderaj 54.590 76 75 14.083 26,14% Shtime 26.069 36 36 7.766 29,79% Štrpce 13.902 21 21 6.352 45,69% Suharekë 65.761 88 88 18.264 27,77% Ferizaj 107.032 134 134 30.387 28,39% Viti 48.756 65 65 12.411 25,46% Vushtrri 71.227 95 93 19.187 27,14% Zubin Potok 8.362 15 12 3.018 43,06% Zveçan 9.059 13 11 2.342 27,16% Malishevë 51.616 73 70 14.349 28,74% Junik 5.649 07 07 1.449 25,65% Mamusha 3.999 05 05 1.226 30,66% Hani i Elezit 8.945 11 11 2.201 24,61% Gracanica 21.411 32 32 6.368 29,74% Ranilug 5.689 10 10 2.207 38,79% Partesh 4.664 07 07 1.750 37,52% Kllokot 3.723 07 07 1.099 29,52% Mitrovica e Veriut 22.630 28 27 5.164 23,00% ? 16:10 Prokuroria e Shtetit hap lëndë ndaj 7 personave gjatë votimit Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se deri në orën 15.00, në gjithë territorin e Kosovës ka disa raste të iniciuara që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Me këtë rast janë hapur 5 lëndë, kundër 7 personave, prej tyre. Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të prokurorisë: Për zgjedhjet e parakohshme nacionale që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës. 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial janë duke punuar me qëllim të mbrojtjes së votës së qytetarëve. Gjatë ditës së sotme, deri në orën 15.00, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës kemi disa raste të iniciuara që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Deri më tani kemi pranuar disa informata, prej të cilave janë hapur 5 lëndë, kundër 7 personave, prej tyre. Prej tyre: Në Prishtinë kemi 1 rast kundër 1 personi, për të cilin është bërë kërkesë për paraburgim për veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës; Në Pejë kemi 1 rast kundër 1 personit, i cili është në ndalim, për veprën penale, Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i KPRK; Në Gjilan kemi 1 rast kundër 1 personi i cili gjendet në ndalim, për veprën penale, Deklarim i rrejshëm, nga neni 391 i KPRK-së, ndërlidhur me veprat kundër së drejtës së votimit; Në Gjakovë nuk kemi ndonjë rast të evidentuar; Në Prizren kemi 1 rast kundër 3 personave, të cilët janë duke u intervistuar për veprën penale, Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, nga neni 211 i KPRK-së; Në Mitrovicë nuk kemi ndonjë rast të evidentuar; Në Ferizaj kemi 1 rast kundër 1 personi, i cili është në ndalim, për veprën penale Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i KPRK. Edhe njëherë Ju informojmë se rreth 100 prokurorët e Shtetit, të cilët po kujdestarojnë sot, po veprojnë me urgjencë në secilin rast që po paraqitet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mundshme gjatë këtij procesi zgjedhor. Prokurori i Shtetit sërish i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë. ? 16:06 Muhaxhiri: Është dëm të përsëriten problemet teknike në çdo zgjedhje Analisti politik, Artan Muhaxhiri ka shprehur shqetësimin e tij për përsëritjen e problemeve teknike që paraqiten në çdo palë zgjedhje, njofton Klan Kosova. Atë e habit fakti se si përfaqësuesit e partive politike në KQZ nuk angazhohen më me perkushtim para zgjedhjeve, që së bashku me zonjën Dakaj t’i shfrytezojne te gjitha resurset per t’i evituar pengesat. “Është e padrejtë që në vitin 2017 të ketë probleme të tilla teknike që janë krejtësisht të evitueshme”, tha Muhaxhiri në Klan Kosova. Sipas tij, këto probleme teknike e zbehin besueshmërinë e procesit zgjedhor. Muhaxhiri shtoi se është vërtetë dëm që të njolloset imazhi i një dite që mund të jetë vlerësim i një kulture politike për vendin tonë, si dhe demonstrimi se vendi ynë ka kapacitet që mund të krijojë zgjedhje të mira dhe të vlefshme, nëse ka vullnet së pari nga partitë politike. Muhaxhiri ka thënë se partitë politike është dashur t’i bëjnë presion konstruktiv Komisionit Qendror Zgjedhor në lidhje me këto çështje teknike, pasi që nuk duhet të ndodhin defekte të tilla të cilat janë plotësisht të evitueshme dhe të parandalueshme. ? 16:04 Sokol Havolli thyen heshtjen zgjedhore Sokol Havolli, kandidat për deputet i Koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka thyer heshtjen zgjedhor duke e postuar një foto në llogarin e tij në Instagram, njofton Klan Kosova. ? 16:02 Policia në Gjakovë verifikon vëzhguesit që i takojnë një partie politike Në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë disa vëzhgues të një organizate joqeveritare e quajtur “Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike”, kanë treguar se ata i përkasin një partie politike, njofton Klan Kosova. Ka mbetur që Policia e Kosovës e cila edhe është në vendin e ngjarjes, t’i verifikojë bexhat e tyre në të cilët nuk figuron diçka përveç organizatës në fjalë. Disa persona të kësaj organizate veç janë shoqëruar në polici. Ndërkaq, nga ana tjetër, deri më tani kanë dalë rreth 4325 votues që i bie diku rreth 25% të votuesve. ? 16:00 PDK në Mitrovicë: Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti po sillen si gangsterë Zyra e Partisë Demokratike në Prizren ka thënë se “kryeministri në largim, Isa Mustafa dhe pretendenti i dështuar për kryeministër, Abdullah Hoti, nuk njohin rregulla dhe sillen si gangsterë në Mitrovicë”. “Ata me vetura zyrtare futen në sheshin Adem Jashari në Mitrovicë, ku është i ndaluar qarkullimi për automjete”, thuhet në njoftimin për media të kësaj zyreje. Ky shesh posa është rregulluar dhe ata të cilët do të duhej të ishin shembull për ruajtjen dhe mbrojtjen e tij, e dëmtojnë dhe tregojnë një nivel të ulët të kujdesit”. Klan Kosova pak më parë ka raportuar së këta zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke qëndruar në një ëmbëltore në Mitrovicë. ? 15:57 17 vjeçari komisioner në Prizren Në një qendër votimi në Prizren, Klan Kosova raporton se është parë një komisioner i moshës 17 vjeçare, i cili i takon koalicionit VAKAT. Bëhet e ditur që ai është duke përcjellë procesin zgjedhor në qendrën e votimit, shkollën ”Gjon Buzuku”, transmeton Klan Kosova. Lajmi pritet të përditësohet. ? 15:49 Daka: Dalja në zgjedhje e mirë, procesi po shkon siç duhet Deri në orën 15:00 kanë votuar 27.7 për qind të votuesve dhe eri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull, ka thënë Valdete Daka, shefe e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Sa i përket akreditimit të Institutit Rajonal për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike, për të cilin është raportuar se fsheh brenda vetes vëzhgues të koalicionit PAN, Daka ka thënë se nuk KQZ nuk bart kurrfarë përgjegjësie, njofton Klan Kosova. Ne nuk mund ta bartim përgjegjësinë nëse ata janë përfaqësues të partive politike. Edhe anëtarët e OJQ-ve mund të jenë përfaqësues të partive politike. Vëzhguesit nuk mund të jenë pjesë e manipulimit. Ata nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në operacione zgjedhore”. “Sa i përket listave të votuesve, ne i kemi pastruar ato sa kemi mundur nga personat e vdekur, apo ata që kanë humbur shtetësinë”. ? 15:36 Vushtrri: Parregullsi në vendvotime Qytetarja Arta Grajçevci njofton për Klan Kosovën se ajo ka pasur emrin e saj të shkruar në dy vendvotime, ku në njërin prej tyre ajo gjithashtu ka hasur në nënshkrimin e saj. Ajo deklaron se nuk ka votuar më parë, duke e vërtetuar këtë edhe vëzhguesit përmes detektuesit të sprejit. ? 15:33 Në Pejë nuk mund të votojnë të verbërit Ndonëse Komisioni Qendror Zgjedhor pati bërë me dije se në këto zgjedhje mund të votojnë edhe personat e verbër, një gjë të tillë nuk ka mundur ta realizojë një person në Pejë. Daut Isufi, i cili ka shikim të dobësuar nuk ka mundur të votojë në vendvotimin në shkollën “Asdreni”, pasi aty ka munguar materiali në të cilin ai mund ta ushtrojë të drejtën e tij, njofton Klan Kosova. “Votimin dua ta bëj në mënyrë të pavarur, nuk dua të votojë më asistent”. “Unë e lajmërova rastin, do të pres këtu derisa të vijë materiali ku unë mund të votoj”. ? 15:30 Syla: Është pritur një pjesëmarrje më e madhe në zgjedhje Gazetari dhe analisti Valon Syla në edicionin special të Klan Kosova ka thënë se në këto zgjedhje është pritur një numër më i madh i votuesve duke marrë parasysh gjeneratat e reja që votojnë për herë të parë, njofton Klan Kosova. “Nuk do të harrojmë që këto zgjedhje janë edhe në muajin e agjërimit, deri tani është raportuar se në Mitrovicë dhe Vushtrri ka pasur më pak pjesëmarrje që nga mëngjesi, madje në Mitrovicë ka pasur rreth 4% që është më e ulët se vitet e kaluara, ndërsa pjesët e tjera të Kosovës, nuk dallon shumë pjesëmarrja nga vitet e kaluara”. “Në këto zgjedhje është prit një pjesëmarrje më e madhe duke pas parasysh që gjeneratat e lindura në vitin 97/98/99 do të votojnë për herë të parë, që do të thotë janë rreth 155 mijë votues të ri”. Megjithatë, Syla u shpreh i lumtur që deri më tani organizimi i zgjedhjeve ka shkuar normalisht dhe qetë. “Organizimi i zgjedhjeve po shkon normalisht, ka pasur shkelje të vogla që janë raportuar si p.sh asestim i votimit, hyrja me shenja të partive të caktuara politike, të cilat janë shkelje të zakonshme që evitohen zakonisht nëpër qendra, por nga veriu i Kosovës raportohet se tani atje gjendet ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie dhe komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, duke pas parasysh që nga Beogradi janë nisur 180 autobusë, besoj që është një ndikim jo fer dhe që shkel procesin në veri”. ? 15:26 Luzha: Procesi zgjedhor po ecën mbarë, Prishtina u gjallërua në mesditë Besa Luzha nga Shoqëria Civile, ka thënë se në orët e para të mëngjesit të sotëm nuk është vërejtur ndonjë shifër e lartë e pjesëmarrësve për të kryer obligimin e tyre qytetar si votues, por në mesditë sipas saj qyteti i Prishtinës është parë më i gjallëruar, transmeton Klan Kosova. Derisa kujtoi periudhën e vitit 1992 ku Luzha kishte votuar për herë të parë, ajo u bëri apel të rinjve 18 vjeçar që të shfrytëzojnë të drejtën e votës së tyre për të ardhmën më të mirë të vendit. ”Duket që është një ditë e qetë fillimisht e në mesditë është gjallëruar qyteti këtu në Prishtinë”. ”Isha në fakultetin teknik ku votoj tash e sa vite rregullisht, kishte pak rend njerëz në radhë në pritje, por gjithçka shkoi në rregull”. ”Fushata edhe nëse nuk kanë qenë programe, përmes të gjitha mediave kemi arrit të paktën me pa se kush prej subjekteve premton diçka apo ofron”. ”Mund të ndodh që vetëm unë kam qenë votuese e parë në vitin 1992, në atë atmosferë me gjithë atë frikë nga regjimi i atëhershëm, me shumë stres e frikë por kemi qenë të guximshëm por atëherë ka pas një rregull një rend, e kur kujtoj atë kohë 18 vjeçarët e sotëm janë të lirë, e kanë mundësinë me shku me votuar me qenë pjesë e zhvillimit të demokracisë për shtetin tonë”. ? 15:03 Pejë: Manipulime me fletëvotime Në shkollën “Asdreni” në Pejë, një vëzhgues ka pasur në çantën e tij disa fletëvotime të mbushura, që anojnë kah një parti politike. Ai këto fletëvotime ka tentuar t’ju japë disa qytetarëve, të cilët i njihte e që duhej thjesht t’i fusnin në kuti të votimit. Rasti është lajmëruar menjëherë dhe është raportuar në polici dhe prokurori. Sipas zëdhënësit të policisë, Xhevat Ibraj, vëzhguesi është duke u intervistuar. ? 14:50 Mustafa qëndron në degën e LDK-së në Skenderaj Kryeministri në detyrë Isa Mustafa bashkë me kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin kanë vizituar degën e LDK-së në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty vizita zgjati rreth pesë minuta por as Mustafa e as Hoti nuk deshën të flasin para kamerave Madje sigurimi i kryeministrit në detyrë nuk e ka lejuar ekipin e Klan Kosoves t`i afrohet Mustafës. As në degën e LDK-së në Skenderaj nuk kanë pranuar të flasin duke thënë se nuk janë të autorizuar, njofton Klan Kosova. ? 14:48 Baraliu thotë se askujt nuk duhet t’i mohohet votimi me kusht Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka folur për disa specifika të procesve të votimit, si dhe shtjelloi edhe problemet potenciale si mosgjetja e emrit në vendvotime. Baraliu foli edhe për problemin me votim për ata të cilëve iu është ndërruar vendi i votimit, njofton Klan Kosova. Sipas Baraliut, mosgjetja e emrit në vendvotime është punë e madhe dhe e vështirë, si dhe në kundërshti me të drejtën e qytetarit dhe memorien e tij, sepse secili e di në çdo proces elektoral se ku e ka vendvotimin. Sa i përket mundësisë së paditjes së institucioneve përkatëse në rast të pamundësisë për të votuar shkaku i kësaj arsyeje, Baraliu tha se ekziston një mundësi e tillë, apo një mundësi adresimi dikujt për shkak të shkeljes së të drejtës elementare të votimit, por atëherë kur nuk lejohen as të votojnë me kusht. Ai madje shtoi se ndonëse në shoqëritë moderne, votimi me kusht duket i tejkaluar, në Kosovë kjo mundësi vazhdon të jetë fuqiplotë dhe i instaluar për shkak të mos rregullimit të adresave dhe fluktuacionit të lëvizjes fshat-qytet dhe qytet-qytet në kohën e pasluftës. “Askujt nuk duhet ti mohohet votimi me kusht”, tha Baraliu për Klan Kosovën. ? 14:30 DnV evidenton parregullsi të shumta Ismet Kryeziu, që kryeson me rrjetin e organizatave Demokracia në Veprim, ka thënë se vëzhguesit e tyre kanë vërejtur një numër të madh parregullsish gjatë procesit zgjedhor – si votim i dyfishtë, votim familjar, fotografim i votës. Ai ka deklaruar se deri në mesditë kanë votuar 13 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, rrjedhimisht nuk ka ndonjë rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara, njofton Klan Kosova. ? 14:20 Sejdiu akuzon koalicionet për prishje të procesit zgjedhor Dradan Sejdiu nga Vetëvendosje, ka thënë se shqetësuese për ta është se dy kolalcionet sipas tyre janë duke e prishur procesin zgjedhor, njofton Klan Kosova. “Tashmë jeni të informuar për rastin se si PDK dhe AAK kanë fshehur vëzhguesit në një OJQ joaktive”. Kështu ka thënë Sejdiu në një konferencë për media. Ai tutje ka përmendur edhe një rast tjetër që ka ndodh në Skenderaj. “Në fshatin Vojnik në Skenderaj, komisionerët e LDK-së dhe PDK-së kanë arritur marrëveshje që qytetarët të votojnë pas asnjë procedurë”. ? 13:40 Demolli: Burrat dominojnë në politikë, në Kosovë votohet për liderin Luljeta Demolli, Drejtoreshë nga Qendra për Studime Gjinore, ka thënë se në Kosovë votohet për liderin, pa e ditur fare rreth programit që ai do të prezantojë. Sa i përket partive politike, ajo po ashtu shtoi se në Kosovë në partitë politike dominojnë më shumë burrat se sa gratë, transmeton Klan Kosova. Tutje Demolli tha se është shumë pozitive sikur të ketë vendi një barazi gjinore 50-50, gjë e cila do të kishte mjaftuar për të rritur një konkurrencë në mes partive në të ardhmen. ”Burrat i dominojnë partitë politike. Kjo tregon se ende nuk jemi të gatshme për parti. Nëse flasim për debate apo tubime numri i grave nuk kalon tek 20%, por kësaj radhe kemi pasur një rritje të çështjeve të grave”. ”Kjo ka qenë një çështje ku shumica e liderëve janë deklaruar për pushimin e lehonisë. Pushimi i lehonisë është një vjet i plotë, partia në pushtet ka pasur fillimisht një ide që të ndryshojë këtë pushim por më pas ka pasur disa reagime. Nuk mjafton të deklarohemi se jemi për këtë apo për atë”. ”Le të kemi një barazi gjinore me 50-50 që do të rriste një konkurrencë mes partive në të ardhmen. Në Kosovë dihet se votohet për liderin, pa e ditur programin e tyre. Programi tani ka filluar të aktualizohet, këto parti nuk sollën programe kemi pasur cështje të shkëputura”. ”Pamë programe televizive, por jo programe të riformulime total, por disa nuk ka pasur ekipe që kanë punuar në programe të tilla, dersia barazia gjinore ka mbetur vetëm programe, pasi nuk kemi dicka të shkruar apo dicka që përshkon me llogarinë. Është e rëndësishme llogaridhënja”. ? 13:32 Pejë: Ushqimi po shpërndahet me simbole të një partie Njëra parti në Pejë, e ka akuzuar tjetrën se ushqimin për komisionerët e tyre e ka shpërndarë së bashku me simbole të partisë. Kështu bën të ditur gazetarja nga terreni Arjeta Dragaj, e cila për këtë çështje ka kontaktuar edhe Policinë. Ndërkohë Dragaj ka vizituar edhe njërën nga qendrat më të mëdha në Klinë, ku është parë numër më i madh i votuesve. ? 13:29 Vllahiu: Serbia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhje Arbër Vllahiu nga AAK gjatë një konference ka falënderuar të gjitha strukturat për mekanizim të zgjedhjeve si dhe iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në zgjedhje, njofton Klan Kosova. “Kemi vërejtur edhe përpjekje të Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë”. “I falënderojmë të gjitha strukturat për mekanizim të zgjedhjeve, dhe ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejt vote, që të kryejnë obligimin e tyre qytetar”. “Besojmë që numri sa më i madh i vëzhguesve jep kredibilitetin dhe mbanë këtë proces të drejtë, ky proces deri tani ka qenë i drejt”. ? 12:57 LDK akuzon PDK-në Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Partine Demokratike të Kosovës se po ndërhynë në procesin e zgjedhjeve ne Kosove duke e thyer heshtjen. Më poshtë ju sjellim reagimin e LDK-së “Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dënon ashpër tendencën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që nëpërmes zyrtarit të saj Blerand Stavileci, ditën e zgjedhjeve, po përhapë dezinformata për gjoja lëvizjen e ushtrisë së Serbisë në drejtim të Kosovës dhe në këtë mënyrë po krijon panik në ditën e zgjedhjeve. Kjo është një tendecë e hapur e PDK-së për të krijuar panik te qytetarët dhe për të ndikuar drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, kinse sovraniteti i shtetit është në rrezik. Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të votojnë të qetë, pasi që nuk ka asnjë rrezik për sigurinë nacionale sepse për këtë përkujdesen organet tona të sigurisë dhe paqeruajtësit e KFOR-it. PDK nëpërmes Stavilecit, sot hapur ju ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për koalicionin e tyre, duke bërë shkelje të rëndë të rregullave zgjedhore. LDK fton monitoruesit ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje ndërsa nga prezenca ndërkombëtare në Kosovë, kërkon që të ushtrojnë ndikimin e tyre te PDK që të mos dëmtojë këtë proces zgjedhor dhe t’i lëmë sovranit të vendosë për fatin e tij” transmeton Klan Kosova. ? 12:38 PDK mohon t’i ketë fshehur vëzhguesit Blerand Stavileci nga shtabi qendror zgjedhor i PDK-së, ka mohuar se ky subjekt partiak ka fshehur vëzhguesit në organizata joqeveritare. Tutje në konferencën e PDK-së të mbajtur për media, Stavileci tha se është e nevojshme që informatat dhe transparenca të jenë të pranishme tek të gjithë, derisa i pyetur nëse deklarimet e tij i bien se PDK ka fshehur vëzhguesit ai ka thënë: ”Absolutisht jo nuk i bie. Atë që e thash po e shihni që edhe ju po apostrofoni një rast. Raste të tilla mund të ketë në subjekte të tjera”. ? 12:35 Jahjaga ka hedhur votën e saj Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,ka hedhur votën e saj. “Njëherit ju bëri thirrje të dalin sa më shumë ne zgjedhje ngase këto zgjedhje janë dëshmi e demokracisë”. Tutje shtoi që shpreson të përcjellen afatet kohor kushtetues dhe të shkoje deri në fund mandati i qeverisë. Ajo obligimin e saj si qytetare e kreu në sallen 1 Tetori në Prishtinë. ? 12:23 Voton edhe Shpend Ahmeti Të drejtën e tij për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Pas dhënies së votës, ai i ka ftuar qytetarët që të dalin dhe ta japin voton e tyre. “Kjo ju merr kohë vetëm 15 minuta, por vendosni për katër vitet e ardhshme”. ? 12:19 Enver Hoxhaj hedh votën e tij Ka votuar tashmë edhe Ministri i Punëve të Jashtme në largim, Enver Hoxhaj, njofton Klan Kosova. Ai obligimin e tij si qytetar e kreu në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. ? 12:15 Ivanoviq voton me dokument të UNMIK-ut, ja çka thotë Politikani serb nga Mitrovica Veriore, Oliver Ivanoviq ka votuar në zgjedhjet nacionale me letërnjoftim të lëshuar nga UNMIK-u. Ai për Klan Kosovën ka thënë se shpreson se pas këtyre zgjedhjeve të ketë situatë më të qetë politike pas konflikteve që kanë pasur serbët atje. Ai njëherit ka thënë se nuk është i kënaqur me komposimin e subjeketeve e listave serbe që garojnë në këto zgjedhje. Ivanoviq i cili është në proces gjyqësor për krime në Mitrovicë ka folur edhe për këtë rast. Ai ka bërë të ditur poashtu se kjo çështje është kthyer në rigjykim. “Nuk kam lidhje me krimin me të cilin po ngarkohem, krejt jetën kam bërë të kundërtën, do të jem i lirë”, tha ai, njofton Klan Kosova ? 12:11 Arrestohet një person në Koshare për imponim vote Klan Kosova mëson se në Koshare të Ferizajt është arrestuar një person pasi që i njëjti ka dashur t’ia imponojë një personit tjetër kë ta votoj, njofton Klan Kosova. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë, po merren me rastin. ? 12:10 PDK: Deri në 11:00 votuan 10.2% në Skenderaj Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj, e informon opinionin se deri në orën 11:00, dalja e qytetarëve të Skenderajt në zgjedhje është 10.2 %. Të dhënat janë marrë në 35 Qendrat e Votimit me 77 Vendvotime në territorin e Komunës së Skenderajt, njofton Klan Kosova. Shatabi Zgjedhor informon se procesi i votimit që nga hapja e Qendrave të Votimit ka shkuar shumë mirë dhe nuk është evidentuar asnjë problem. Gjithashtu Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj u bënë thirrej komisionerëve dhe vezhguesve të PDK-së në Skenderaj, që ta kryejnë punën e tyre me përgjegjësi duke siguruar proces të rregullt dhe votim të lirë të qytetarëve. ? 12:04 Mihaliq: Gjenden fletëvotime në oborr të shkollës Në fshatin Mihaliq në komunën e Vushtrrisë, është vërejtur parregullsi. Sipas menaxherit të qendrës së shkollës së fshatit “Mihaliq”, Asllan Fetahu, në oborrin e shkollës janë gjetur tri fletëvotime të cilat ju kanë dorëzuar atij nga mirëmbajtësi, dhe më pas ju janë dorëzuar autoriteteve të sigurisë. Në këtë qendër janë dy vendvotime ku të drejtë vote kanë mbi 1000 persona. ? 11:10 Pacolli kryen obigimin e tij qytetar Presidenti i Alenacës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sapo ka votuar në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali, transmeton Klan Kosova. “Unë sapo përfundova obligimin tim për një Kosovë demokratike dhe të zhvilluar. Ai që sot voton, ai e do Kosovën. Na priftë e mbara”, shkruan Pacolli. ? 11:05 Lipjan: E aksidenton votuesen dhe ik në drejtim të panjohur Një grua në qytetin e Lipjanit është aksidentuar në ambientet e qendrës së votimit shkolla ”Ismajl Luma”. Klan Kosova merr vesh se ngasësi e ka goditur atë me veturë dhe është larguar në drejtim të panjohur. ? 11:04 Policia heton katër raste, një për kërcënim Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula, ka thënë se deri para mesditës procesi zgjedhor ka ecur pa probleme të mëdha, duke nënvizuar se dy persona janë ndaluar, nën dyshimin se kanë kërcënuar një të tretë. “Deri më tani nuk kemi asnjë rast penal, por vetëm informacione që janë në proces të verifikimit. Një rast i tillë ka ndodhur në Shtërpcë, për të cilin jemi duke kryer të gjitha procedurat për verifikim. Prokurori i Shtetit dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha veprimet për hetim të ngjarjeve që kanë ndodhur edhe në ditët e shkuara. Po ashtu jemi duke hetuar dy persona, me dyshimin e bazuar se kanë kërcënuar një të tretë, përgjatë procesit”. Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë në krye të detyrës, që nga orët e hershme të mëngjesit, për të garantuar ambient për votim dhe për ruajtje të integritetit të votimit, njofton Klan Kosova. “Policia e Kosovës është në krye të detyrës që nga orët e hershme të mëngjesit. Jemi duke bashkëpunuar ngusht me prokurorinë, për të mbuluar të gjitha qendrat e votimit. Deri në këto momente jemi duke i trajtuar katër informacione, që kanë arritur nga qendra të ndryshme të votimeve, të cilat po trajtohen ngusht me prokurorinë. Vlerësojmë se është duke u zhvilluar një aktivitet i qetë zgjedhor”. ? 10:51 Voton Fatim Limaj Kreu i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, është parë i vetëm teksa ka hedhur votën e tij të zgjedhjeve, transmeton Klan Kosova. Obligimin e tij qytetar, Limaj e ka përfunduar në shkollën ‘’Faik Konica’’ në Prishtinë. ? 10:51 KFOS: Kemi marrë 1000 mesazhe për parregullësi Visare Aliu nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur ka thënë se deri para gjysmës së ditës së votimit kanë marrë rreth 1000 porosi për parregullësi brenda procesit zgjedhor. “Është hera e tretë që organizojmë fushatë ‘Voto dhe vëzhgo’. Kemi nisur me këtë fushatë për t’i dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të cojnë sms falas, për cdo parregullsi që mund të vërejnë. Deri tani kemi marrë rreth 1000 porosi për parregullësi të ndryshme, brenda procesit zgjedhor”. ? 10:50 Voton edhe Kadri Veseli Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës sapo ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, njofton Klan Kosova. “Falënderoj të gjithë ata që na kanë mundësuar që sot të kemi mundësi të votojmë”. “Qytetarët tanë le të votojnë lirshëm për shtetin e tyre për zhvillim ekonomik kjo është më së miri”. “I ftoi të gjithë qytetarët le të votojnë së pari për veten e vet dhe pastaj për vendin e vet”, tha Veseli pasi kreu obligimin e tij si qytetar i shtetit të Kosovës. ? 10:48 Veseli në qendër të votimit pa letërnjoftim Kryetari i PDK-së Kadri Veseli pati pak vonesë gjatë procesit të votimit, pasi që e kishte harruar letërnjoftimin i cili është i obligueshëm për votim, njofton Klan Kosova. Veseli tha se bashkëshortja ishte ajo që i tha se duhej t’i ndërronte rrobat, e ky ishte shkaku që kreu i PDK-së harroi letërnjoftimin. Por, Veselit i erdhi letërnjoftimi dhe në fund kreu obligimin e tij si qytetar duke votuar së bashku me gruan në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. ? 10:42 Voton Isa Mustafa: Zgjedhjet përcaktojnë të ardhmen e vendit Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, sapo ka hedhur votën e tij. Obligimin e tij qytetar, Mustafa e kreu në qendrën e votimit në shkollën ”Emin Duraku”, transmeton Klan Kosova. Në fjalimin e tij para mediave, Mustafa ka bërë apel tek qytetarët për të dalur në zgjedhje. Mustafa tha se këto zgjedhje përcaktojnë të ardhmen e vendit. ? 10:38 Labinot Tahiri hedh votën e tij Kandidati për deputet nga AKR, Labinot Tahiri ka kryer obligimin e tij qytetar duke votuar në shkollën fillore “Ahmet Hoxha” në Ferizaj, njofton Klan Kosova. ? 10:37 Delawie: Dilni votoni Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka thënë se shpreson që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe i pandikuar, ndërsa ka ftuar qytetarët që të dalin në numër sa më të shumtë në zgjedhje. “Dilni votoni. Shpresoj në zgjedhje të lira që do të ishin shprehje e vullnetit të popullit, larg ndikimit nga kushdo qoftë në procesin apo rezultatin e zgjedhjeve”. “Besoj se qytetarët e Kosovës do të zgjedhin për udhëheqës njerëz që do t’u ndihmojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre”. ? 10:36 Kurti: Urime festa e Demokracisë Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, pas hedhjes së votës së tij në Fakultetin Ekonomik-Juridik në kryeqytet tha se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën, njofton Klan Kosova. “Unë sapo kreva të drejtën demokratike dhe obligimin qytetar për të votuar në këto zgjedhje që janë shumë të rëndësishme për Republikën tonë”. “Nga këto zgjedhje do të dalë legjislatura e gjashtë dhe Qeveria e re e Kosovës”. “Të gjithë qytetarëve urime kjo festë e Demokracisë sepse vëzhguesit tanë i kanë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë siç duhet dhe si është më së miri”. ? 10:27 Presidenti Thaçi apelon tek qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka hedhur votën e tij për procesin e sotëm zgjedhor, teksa po shoqërohej nga zonja e parë e vendit Lumnije Thaçi dhe djali i tyre Endriti, transmeton Klan Kosova. Tutje pas përfundimit të obligimit të tij qytetar, Presidenti Thaçi në fjalimin e tij ka apeluar tek qytetarët e vendit të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike e të dalin në mënyrë masive për të hedhur votën e tyre, transmeton Klan Kosova. ? 10:22 DnV: 165 vendvotime hapen me vonesë Demokracia në Veprim ka njoftuar se 165 vendvotime nga gjithsej 2490 në mbarë territorin e Kosovës janë hapur me vonesë. Mungesa e materialeve sensitive janë regjistruar në 1.5% të vendvotimeve, transmeton Klan Kosova. ? 10:18 Voton Albin Kurti Ka votuar tashmë edhe Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, njofton Klan Kosova. Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e saj, me të cilën ka hedhur votën në Fakultetin Ekonomik-Juridik në Prishtinë. ? 10:18 Presidenti Hashim Thaçi hedh votën residenti Hashim Thaci ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e sotme, transmeton Klan Kosova. ? 10:16 Fletëvotime të fotokopjuara në Mihaliq Organizatat Jo-Qeveritare, IKD, INPO dhe GLPS njoftojnë se në Komunën e Vushtrrisë, në oborrin e shkollës fillore “Mihaliq” është bërë shpërndarja e fletëvotimeve jo valide. “Në fshatin Mihaliq janë shpërndarë fletëvotime të fotokopjuara dhe të plotësuara me kandidatë të caktuar të subjekteve të caktuara politike. Lidhur me këtë veprim, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët ishin përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve në shkollën e lartcekur, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Megjithatë pas 30 minutash, prokurori i shtetit ka urdhëruar Policinë e Kosovës të dalë në vend të ngjarjes për t’i larguar fletëvotimet e fotokopjuara, dhe për të marrë më shumë detaje rreth rastit në fjalë” raportojnë këto OJQ transmeton Klan Kosova. ? 09:55 DnV: Votimi pa probleme serioze Albert Krasniqi nga rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim, që përcjellë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ka thënë se procesi zgjedhor është duke ecur pa incidente serioze në krejt territorin e republikës. Më pas ai ka numëruar disa shqetësime të vogla, në dy qendra votimi në Prishtinë dhe në një të tillë në Prizren, njofton Klan Kosova. Shqetësimet: Në shkollën ‘Gjin Gazulli’ në Prishtinë është parë prania e militantëve të dy koalicioneve, të cilët fillimisht janë prezantuar si vëzhgues. Në shkollën ‘Luaciano Matroni’ në Prizren një person është lejuar të votojë megjithëse e ka pasur gishtin të shënuar me sprej. Në shkollën ‘Emin Duraku’ në Prishtinë një person ka qëndruar me pretekstin se është i autorizuar. ? 09:52 Alivanoset një vëzhgues i zgjedhjeve në Prizren Në njërën nga qendrat e votimit në Prizren, një person është alivanosur, njofton Klan Kosova. Kjo ka ndodh për shkaqe natyrore dhe jo për ndonjë arsye tjetër, ka bërë me dije menaxheri Tahir Krasniqi, nga shkollë “11 marsi” në Prizren. “Vëzhguesi ka qenë i Vetëvendosjes”. ? 09:48 Hoti: Zgjedhjet të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës Kandidati për Kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, pas hedhjes së votës së tij në objektin e Fakultetiti Filologjik në Prishtinë, ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën, njofton Klan Kosova. “Unë së bashku me bashkëshorten tim e kemi kryer obligimin tonë si qytetarë. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës”. “Ju bëjë thirrje të gjithë ata që janë të involvuar në këtë proces, që të respektojnë rregullat në organizimin, në mënyrë që të kryejnë punën e tyre sipas ligjit, e për këtë s’kam dyshim”. “Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë për të ardhmen e vet dhe familjet e tyre”. ? 09:20 Haradinaj voton: Sot vendosë sovrani, qytetari të vendosë për fatin e tij Ramush Haradinaj, pretendent për kryeministër vendi nga koalicioni PAN, ka thënë se do ta pranojë secilin rezultat të mundshëm të këtij procesi zgjedhor, transmeton Klan Kosova. Sipas Haradinajt fitorja më e madhe e Kosovës do të ishte që qytetari të vendos vet për votën e tij dhe fatin e tyre për katër vjetët e ardhshme, transmeton Klan Kosova. ”Sapo votova sot une dhe Anita. Vota ka rëndësi ky vendim i sotëm e ka peshën e vet për katër vjet. Gjithësesi që e pranoj dhe humbjen, i ftoj qytetarët të kryejnë obligimin tyre qytetar. Sot vendos sovrani, fitorja më e madhe është nëse gjithë qytetarët vendosin për fatin e vet”. Haradinaj nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, teksa ka kryer obligimin e tij si qytetar i Kosovës, është shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij Anita Muçaj, transmeton Klan Kosova. ? 09:16 Voton edhe Visar Ymeri Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka kryer obligimin e tij si qytetarë, duke votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, njofton Klan Kosova. “Sapo votova në këto zgjedhje, mendoj se është shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në këto zgjedhje”. “Duke e ditur rëndësinë e tyre, që qytetarët të marrin pjesë për vendimmarrje për të përcaktuar fatin e Qeverisë së ardhshme”, ka thë Ymeri pasi ka votuar. ? 09:13 Apostolova në terren: Kujdes kë zgjidhni Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka nisur vizitat në disa qendra të votimit për t’u njohur nga afër me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ajo me këtë rast ka vizituar , Qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Ju duhet të zgjidhni përfaqësuesit tuaj prandaj kujdes së kë zgjedhni”, tha Apostolova. Pas Prishtinës, ajo do të qëndrojë në Skenderaj, në qendrën e votimit në Gjimnazin “Hamëz Jashari”. Më pas do të vizitojë qendrën e votimit në Shkollën fillore “Mustafa Bakia e re” në Gjakovë. Pesëmbëdhjete minuta pa u mbyllur qendrat e votimeve Apostolova do të shkojë në Graçanicë në Shkollën fillore “Mreti Millutin” në Graçanicë, në ora 18.45, njofton Klan Kosova. ? 08:59 Rregullohet problemi me vulat në Gjakovë Është rregulluar problemi me vulat në qendrën e votimit 0202x18R në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë, njofton Klan Kosova. Gjatë mëngjesit të sotëm është raportuar se në këtë qendër, në dy fletëvotimet e para, vulat nuk kanë pasur ngjyrë, por Klan Kosova mëson, se problemi tashmë është rregulluar dhe gjithçka po ecën siç duhet. ? 08:57 Merovci: KPM nuk mori vendim për debatin mes kandidatëve për kryeministër Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Adnan Merovci, ka thënë se institucioni që drejton nuk ka marrë kurrfarë vendimi për të ndaluar debatin mes liderëve politik, i paralajmëruar para fushatës zgjedhore në Klan Kosova. “Ne si KPM nuk kemi marrë vendim. Ka qenë njoftim për media, për vetëdijësim, gjegjësisht për fokusim të fushatës në kohë fushate. Patën filluar shumë debate dhe veprime të fushatës, jashtë kohës së përcaktuar. Por më pastaj kush i pengoi këta liderë që të dalin në debat brenda kohës së fushatës” ? 08:52 Pas 18 vjetëve, mërgimtari voton për herë të parë (VIDEO) as 18 vjetëve, mërgimtari voton për herë të parë, por e pati të vështirë të gjejë emrin e tij në listat për të votuar, njofton Klan Kosova. Zen Qazimi, kishe ardhur nga Belgjika për të votuar për disa arsye. Për më shumë ndiqeni videon: ? 08:46 Nisma: Në Prizren qytetarit iu imponua vota në favor të LDK-AKR Nisma për Kosovën dega në Prizren ka bërë një reagim ndaj Komisionit komunal Zgjedhor me arsyet se nuk ka pajisur me kartela identifikuese disa nga komisionerët e disa qendrave në këtë qytet. Në reagimin e Nismas, tutje thuhet se në të njejten kohë në një qendër votuese, qytetarit i është imponuar që të votojë me lapsin e koalicionit që mbanë numrin 16 (LDK-AKR-ALTERNATIVA) dhe emrin e kandidatit të këtij koalicioni Ramiz Kelmendi, transmeton Klan Kosova. Për më shumë ja reagimi i plotë i këtij subjekti partiak: ”Reagim NISMA për Kosoven- DEGA Prizren, reagon se në Prizren në disa qendra votuese, KKZ-ja, nuk i ka pajisur me kartela identifikuese komisioneret siç janë ne qendrat 2006A, 2003A dhe në 2040A. Në të njejten kohë në qendren votuese 2016A(Dardania), në dhomen e votimit qytetarit i është imponuar që të votoj me lapsin e koalicionit që mbanë numrin 16 (LDK-AKR-ALTERNATIVA) dhe emrin e kandidatit të këtij koalicioni Ramiz Kelmendi. Në reagimin e qytetarit se përse është lapsi me logo të subjektit të caktuar politik, kryesuesi i vendvotomit është arsyetuar se nuk kemi laps tjerë. Zyra për informim, NISMA-DEGA Prizren” ? 08:40 Këto janë arsyet pse Kosova po voton sot (VIDEO) Ra ky demarkacion e u panë. Ndoshta, kjo do të ishte thënia që më se miri do ta tregonte arsyen pse Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme. Përveç çarjeve të tjera të kohë pas kohshme të koalicionit midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes demokratike të Kosovës, ishte çështja e caktimit të vijës kufitare me Malin e Zi, ajo që i divorci përfundimisht këto dy subjekte, njofton Klan Kosova. Për këtë arsye, koalicioni i lidhur ndërmjet Hashim Thaçit, atëherë kryetar i PDK-së e i pasuar nga kreu i ri i kësaj partie, Kadri Veseli, dhe Isa Mustafës së LDK-së, nuk arriti që as këtë mandat ta dërgoi deri në fund. Megjithatë, ndarjen e tyre definitive e bëri mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Mustafës, i cili u iniciua nga opozita. Kronikën me këto detaje e ka përgatitur gazetari Kosovë Gjoci. ? 08:32 Hapen qendrat e votimit në Fushë Kosovë Në Fushë Kosovë është hapur qendra e votimit, në shkollën “Selman Riza”. Në këtë qendër janë 14 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 12414 persona, njofton Klan Kosova. Sipas Sahit Dragushës, menaxher i qendrës së votimit gjithçka është gati. ? 08:28 Deçan: Të gjitha qendrat gati për votim Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Deçan. Qendra më e madhe është shkolla “Lidhja e Prizrenit” me 5286 votues si qendra më e madhe në këtë qytet, njofton Klan Kosova. Deri më tani kanë votuar 60 persona. ? 08:20 Votimet po shkojnë mirë edhe në Suharekë Qendra më e madhe e votimit në Gjimnazin “Jeta e Re”, është hapur edhe në Suharekë, njofton Klan Kosova. Sipas menaxheres së kësaj qendre të votimit, deri tash gjithçka shkruar në rregull me votimin. ? 08:17 Pa dokumente zyrtare të Kosovës, nuk ka votim në Graçanicë Në Graçanicë disa persona kanë tentuar të votojnë pa dokumente zyrtare të Kosovës, por një gjë e tillë nuk ju është lejuar. Në anën tjetër, procesi i votimit është duke vazhduar në gjendje të rregullt. ? 08:13 Daka: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, ka thënë në konferencën e parë për media në ditën e zgjedhjeve, shefja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, ndërsa nga komisionerët ka kërkuar që t’i përfillin rregullat, njofton Klan Kosova. ? 08:05 Hapen vendvotimet në Kamenicë Në Kamenicë janë hapur qendrat e votimit, njofton Klan Kosova. Është hapur po ashtu edhe pika më e frekuentuar se qendrat e tjera, e që është shkolla “Ismail Qemali”. Menaxheri i kësaj shkolle, Selami Rexhepi, tha se procesi zgjedhor po shkon mirë dhe pa asnjë problem. Ai shtoi se në fillim, frekuentimi është më i vogël, dhe se nuk ka radhë të gjata. Tutje, Rexhepi tregoi se puna po shkon shpejt dhe se nuk ka asgjë konkrete për t’u shqetesuar. Ai bëri të ditur se i gjithë materiali i nevojshëm ka qenë prezent aty. ? 08:05 Sheshi Zahir Pajaziti ende i qetë Edhe pse të gjitha qendrat e votimeve janë hapur në Prishtinë, sheshi Zahir Pajaziti, vazhdon të jetë i zbrazët. Mbase është moti me reshje shiu ai i cili po ndikon në këtë qetësi. ? 08:03 Votimi po ecën mirë në jug të Mitrovicës Qendra më e madhe në pjesën jugore të Mitrovicës, në shkollën “Avdullah Shabani” tashmë është gati dhe i gjithë procesi për votim po zhvillohet siç duhet, njofton Klan Kosova. Haki Shyti, menaxheri i kësaj qendre ka thënë për Klan Kosova se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë. “Gjithë përgatitjet janë bërë me kohë, kemi startuar mirë dhe shpresojmë që ky proves të rrjedhë tamam siç duhet dhe siç na ka hije”. “Gjithçka po ecën më së miri, këtu do të votojnë 13.792 votues në 16 vendvotime”. ? 08:01 Hapen qendrat e votimit në Obiliq Në Obiliq është hapur qendra më e madhe e votimit, në shkollën “Ibrahim Rugova”. Në këtë qendër janë nëntë vendvotime, ku të drejtë vote kanë 10 mijë persona, njofton Klan Kosova. Sipas Shyhrete Gashi, menaxhere e kësaj qendre, në ora 5:30 ka ardhur materiali sensitiv dhe gjithçka është në rregull. ? 07:58 Stavileci: Jemi të mobilizuar deri në fund të procesit zgjedhor Blerand Stavileci nga shtabi qendror zgjedhor i PDK-së, ka vazhduar ta ruajë heshtjen zgjedhore duke thënë se deri tani cdo proces ka qenë në mënyrë të rregullt ndonëse ka vetëm 45 minuta që janë hapur vendvotimet për obligimin qytetar të zgjedhjeve. Stavileci tha se shtabi i PDK-së është mobilizuar dhe pritet që një koordinim i tillë të vazhdojë deri në epilogun përfundimtar të këtij procesi, transmeton Klan Kosova. ? 07:36 Hapet qendra e votimit në Pejë, voton edhe Nora Gjakova Qendra më e madhe votimit në Pejë, ajo në shkollën “Shaban Spahija”, është hapur me kohë. Në këtë qendër ka votuar edhe xhudistja kosovare Nora Gjakova, njofton Klan Kosova. Gjakova u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. ? 07:32 Qendra kryesore e votimit në Ferizaj hapet me kohë Në qendrën kryesore në Ferizaj, votimi ka nisur në ora 7 transmeton Klan Kosova. Sipas menaxherit të qendrës ”Halim Gashi” thuhet se gjithëçka është në rregull, janë hapur 13 qendra votimi me 11 mijë votues sa janë të regjistruar në këtë komunë. ? 07:30 Qendra “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë gati për votim Është hapur edhe qendra e votimit “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, njofton Klan Kosova. Menaxheri i kësaj qendre Ismet Gashi, tregoi për Klan Kosova se në këtë shkollë do të votojnë 8594 votues të cilët kanë të drejtë vote. Ai tutje tha se të gjitha përgatitjet teknike kanë shkuar mirë dhe me kohë duke theksuar se të gjitha përgatitjet kanë qenë në nivel. ? 07:30 Hapen qendrat e votimit në Graçanicë Në Graçanicë është hapur qendra më e madhe e votimit, në shkollën “Mbreti Milotin”. Në këtë qendër pritet të votojnë rreth 8000 persona, njofton Klan Kosova. Sipas zyrtarëve të KQZ-së, në të gjitha qendrat e votimit në Graçanicë pritet të votojnë rreth 21400 persona. ? 07:28 Qendra kryesore e votimit në Pejë hapet me vonesë Në qendrën kryesore në Pejë, votimi ka nisur me 14 minuta vonesë, transmeton Klan Kosova. Sipas menaxherit të qendrës ”Shaban Spahiu” thuhet se kjo vonesë ka ndodhur për probleme teknike duke theksuar se ka pasur probleme me llampat e gishtërinjve. ? 07:27 Hapen vendvotimet në Gjilan Në Gjilan janë hapur të gjitha qendrat e votimit, përpos qendrës më të madhe “Abaz Ajeti” që është hapur me pak vonesë, njofton Klan Kosova. ? 07:22 Drenas: Hapet qendra e votimit në shkollën “Rasim Kiqina” Është hapur qendra e votimit në shkollën “Rasim Kiqina” në Drenas, njofton Klan Kosova. Kjo qendër tashmë është gati për votim. Deri tani 3 persona kanë votuar. Menaxheri i qendrës, Shefqet Bytyqi ka thënë se qendra për votim është hapur me kohë. “Gjithçka ka qenë në rregull, nuk ka pas probleme as me materiale në Drenas, në shkollën “Rasim Kiqina”. ? 07:19 Hapen vendvotimet edhe në Mitrovicë Është hapur Qendra më e madhe e votimit në jug të Mitrovicës ajo në shkollën “Abdullah Shabani” me 13.792 votues. Menaxheri i kësaj qendre të votimit, Haki Shyti ka konfirmuar se gjithçka ka nisur me kohë dhe në rregull, njofton Klan Kosova. ? 07:17 Hapet qendra më e madhe e votimit në veriun e Mitrovicës Qendra më e madhe e votimit në Mitrovicën Veriore është hapur në ora 7 të mëngjesit të sotëm. Atje janë parë personeli vëzhgues dhe gazetarët e po ashtu dhe disa qytetarë në pritje për të kryer obligimin e tyre qytetar për zgjedhjet e ditës së sotme, transmeton Klan Kosova. Tutje bëhet e ditur se një personel prej 200 personash do të jenë pjesë e vëzhgimit të procesit zgjedhor në Veri të Mitrovicës ku do të ndihmojnë personelin komisioner për mënyra teknike. ? 07:16 Hapet qendra më e madhe e votimit në Prizren Qendra më e madhe e votimit në Prizren, e cila gjendet në shkollën “Abdyl Frashëri”, është hapur në ora 7:00, njofton Klan Kosova. ? 07:11 Voton Valdete Daka Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tashmë ka kryer obligimin e saj si qytetare e Kosovës, njofton Klan Kosova. Daka ka votuar e para në Fakultetin Teknik në Prishtinë. “Të sillemi me dinjitet. I ftoj të gjithë komisionerët që të mos e keqpërdorin pozitën, të sillen sipas standardeve ndërkombëtare dhe t’i tregojmë botës se jemi në gjendje të organizojmë zgjedhje sic duhet”, ka thënë Daka pasi kreu obligimin. ? 07:10 Hapen qendrat e votimit në Gjakovë Në Gjakovë është hapur qendra më e madhe e votimit, në shkollën “Yll Kusari”. Në këtë qendër të drejtë vote kanë 17.457 votues, njofton Klan Kosova. Sipas Berat Bejtullahut, menaxher i qendrës së votimit gjithçka është gati. ? 07:06 Prishtinë: Qendra e votimit në Fakultetin Teknik gati Qendra e votimit tek Fakulteti Teknik në kryeqytet, tashmë është gati për votim, njofton Klan Kosova. Këtu pritet të votojë e para, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, e cila ka paralajmëruar se në orën 7 kur edhe hapet votimi, do të kryejë obligimin e saj si qytetare e shtetit të Kosovës. ? 06:57 Ku do të votosh? Nesër mbahen zgjedhjet nacionale në Kosovë, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një link të veçantë që ju tregon se ku mund të votoni. Për të gjithë votuesit e rinj, por edhe ata që kanë dilema për vendvotimin e tyre, vetëm duke shkruar numrin personal të letërnjoftimit mund ta kuptojnë atë, njofton Klan Kosova. Këtu është linku i KQZ-së, ku mund t’i shihni procedurat. ? 06:53 Klan Kosova me Exit Poll: Sjell e para rezultatin e zgjedhjeve Televizioni Klan Kosova do jetë i pari që do të jap rezultatet për fituesin potencial të zgjedhjeve të nesërme në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Gazmend Syla, Drejtori i informacionit të Klan Kosova, derisa shtoi se përveç Exit Poll dhe raportimeve direkte ato që do të dominojnë në transmetimet e së nesërmes për procesin zgjedhor do të jenë dhe pjesëmarrja e analistëve dhe storje interesante të përgatitura dedikuar këtyre zgjedhjeve. ”Jemi gati shpresoj që gjithçka të shkoj mbarë. Klan Kosova është kanali që do iu tregojë kosovarëve gjithçka që ndodhë”. ”Nuk janë vetëm lidhjet direkte që do të dominojnë transmetimet e zgjedhjeve. Do të ketë analistë në studion tjetër për të komentuar rrjedhojën e ditës së zgjedhjeve”. ”Qershia mbi tortë është Exit-Poll. Klan Kosova është vendi ku në ora 19 mund të dihet kush mund të jetë fituesi potencial i këyte zgjedhjeve”. ”Klani nga ora 19 është epiqendër e transmetimit, ku gjithë kosovarët nuk kanë nevojë të presin cka thonë organizatat tjera vëzhguese por është Exit Poll ku do të jap rezultatet potenciale. Ka storje interesante dhe mbi të gjitha do dëshiroja që gjithçka të përfundojë mirë me rezultatin që së pari e jep Klan Kosova”. ? 06:44 Kosova voton Mbi 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë me të drejtë vote do të kenë sot mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 të mbrëmjes do të hapen 889 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 490 vendvotime. KQZ ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje në këto zgjedhje: 5 Koalicione; 19 Parti Politike dhe 2 Nisma Qytetare. Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse. Por, prej tyre subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje mund të garojnë për vetëm 100 ulëse, pasi që 20 të tjera janë të garantuara për komunitet pakicë. Sikurse edhe në proceset e kaluara zgjedhore, votimet do të vëzhgohen dhe monitorohen nga organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Evropian si dhe disa ambasada të vendeve të ndryshme në Kosovë. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar sipas KQZ-së është 29 mijë e 264. Në ndërkohë, për mbarëvajtjen e këtij procesi sa i përket aspektit të sigurisë është angazhuar Policia e Kosovës. Kurse, për luftimin e parregullsive dhe manipulimeve, janë angazhuar edhe 100 prokurorë. Dënimet për manipulim dhe ndërhyrje në proces, parashihen të jenë mjaft të ashpra. Zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit vijnë pas rrëzimit të Qeverisë që pasoi mocionin e inicuar nga opozita më 10 maj. Pas konstituimit të përbërjes së re të parlamentit, partia fituese, përkatësisht kandidati i saj për kryeministër do të mandatohet nga presidenti, për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Qeveria e Kosovës, zgjidhet nga Kuvendi me mbi 61 vota të deputetëve. Në rast se partia fituese nuk arrin që të sigurojë mbështetjen e Kuvendit për formimin e qeverisë, më pas mundësinë për formimin e qeverisë do ta fitonte partia që do të dalë e dyta për kah rezultati në zgjedhje, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Një grua në qytetin e Lipjanit është aksidentuar në ambientet e qendrës së votimit shkolla ”Ismajl Luma”. Klan Kosova merr vesh se ngasësi e ka goditur atë me veturë dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Ka votuar tashmë edhe Kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, njofton Klan Kosova. Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e saj, me të cilën ka hedhur votën në Fakultetin Ekonomik-Juridik në Prishtinë.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025