LIVE: Trepça kthen epërsinë ndaj Pejës NULL NULL nga Albert Bajrami 11.05.2023 20:05 nga Albert Bajrami 11.05.2023 20:05 22:10 – Trepça e ka fituar ndeshjen e tretë të serisë finale kundër Pejës. “Xehëtarët” fituan në Palestrën “Minatori” rezultat 97:90. Kështu klubi mitrovicas e rikthen epërsinë prej 2:1 në serinë e finaleve. Mbetet të shihet nëse Trepça do të arrijë ta fitojë edhe ndeshjen e tretë për t’u shpallur kampion. ________________________________________________________________________________________ 21:30 – Ka përfunduar edhe çereku i tretë në serinë e tretë të finales së playoff-it në mes të Trepçës dhe Pejë. 67:73, është rezultati aktualisht kur ka mbetur të luhet edhe çereku i fundit në Palestrën “Minatori”. Skuadra mysafire Peja është në epërsi prej gjashtë pikësh./ Klankosova.tv ________________________________________________________________________________________ 20:51 – Peja e ka mbyllur në epërsi prej katër pikësh pjesën e parë të ndeshjes së tretë finale kundër Trepçës. 42:46, është rezultati i 20 minutave lojë në palestrën “Minatori”. Mbetet të shihet se kush do ta fitojë ndeshjen e dytë të serisë finale. Cilado skuadër që i fiton tri ndeshje do të shpallet kampion./ Klankosova.tv ________________________________________________________________________________________ 20:27 – Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes së tretë finale në mes të Trepçës dhe Pejës. Në 10 minutat e para po triumfon skuadra pejane me rezultat 19:21. Ndeshja po luhet në Mitrovicë në palestrën “Minatori”. ________________________________________________________________________________________ Po zhvillohet finalja e tretë në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë ku po përballen Trepça dhe Peja. Në dy ndeshjet e para, seria në mes të mitrovicasve dhe pejanëve është 1:1. Ndeshjen e parë e patën fituar “Xehëtarët” me rezultat 94:86, derisa të dytin “Shqiponjat” 107:79. Sonte dyja skuadrat do të synojnë që ta fitojnë ndeshjen për t’ju afruar fitores së titullit kampion. Skuadrat e cila i arrin tri fitore, shpallet kampion./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.